Bota

Italia nis fazën e parë të provës së vaksinimit me “Rottapharm Takis”, personi i parë që merr dozën është një 21-

1 Mars 2021, 12:06 Nga DOSJA
Italia nis fazën e parë të provës së vaksinimit me

ITALI– Faza e parë e eksperimentit të vaksinës italiane Rottapharm Takis ka nisur në Itali. Sipas mediave të huaja, personi i parë që ka marrë vaksinën është një vullnetar 21-vjeçar në spitalin San Gerardo në Monza.

Studimi i fazës së parë të vaksinës është gjithashtu duke u zhvilluar në Spallanzani në Romë, si dhe në Institutin Pascale në Napoli, nën autorizimin e Aifa dhe Komitetit të Etikës Spallanzani.

Ndërkohë, pas vaksinimi të parë, do të priten dy ditë për të parë nëse ka ndonjë efekt anësor dhe më pas do vaksinohen dy vullnetarë të tjerë. Ndërsa pas dy ditësh do të marrin vaksinën tre të tjerë dhe në total do të vaksinohen njëzet persona.

Shumë rajone në Itali po ndryshojnë ngjyrën, ku Lombardina, Marche dhe Piemonte janë bërë portokalli dhe Basilicata dhe Molise të kuqe.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka paralajmëruar se javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta, pasi kurba e infeksionit po rritet ndjeshëm.

“Kurba e infektimit po rritet ndjeshëm dhe ne ende duhet të luftojmë. Javët e ardhshme nuk do të jenë të lehta: është detyra e politikës dhe institucioneve të thonë të vërtetën,“-ka thënë ai.

Që prej fillimit të pandemisë në Itali janë shënuar 2,925,265 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 97,699 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni italia nis vaksinimin me rotopharama taksi italia nis vaksinimin me rotopharama taksi

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2021, 11:43

SHBA– Një moment i veçantë është pikasur nga përdoruesit e mediave sociale gjatë fjalimit të presidentitb të SHBA-ve, Joe Biden i ka habitur të gji...