Bota

Grushti i shteti në Mianmar/ Udhëheqësja e arrestuar përballet me dy akuza të reja, mund të ndalohet të kandidojë sëris

1 Mars 2021, 11:54 Nga DOSJA
Grushti i shteti në Mianmar/ Udhëheqësja e arrestuar

MIANMAR-Dy akuza të reja janë ngritur kundër udhëheqëses që është arrestuar nga ushtria Aung San Suu Kyi. Sipas TheGuardian, lajmi është konfirmuar nga avokatit i saj, i cili ka thënë se dy akuzat e reja ndaj saj përfshinë shkelje të kufizimeve kundër koronavirusit gjatë një fushate zgjedhore, si dhe për nxitje të “frikës dhe alarmit”.

“Të hënën, u njoftua se ajo do të përballej me një akuzë të re sipas kodit penal të epokës koloniale të vendit, i cili ndalon botimin e informacionit që mund të shkaktojë frikë ose alarm” ose të prishë “qetësinë publike. Një akuzë tjetër u shtua gjithashtu sipas një ligji telekomunikacioni,”- tha avokati, Min Min Soe.

Po ashtu ai ka thënë se ajo është paraqitur në Gjykatë me anë të video dhe se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

“Aung San Suu Kyi u shfaq e shëndetshme gjatë telefonatës, megjithëse ndoshta kishte humbur peshë, tha avokati i saj për Reuters.

Ndërkohë, që seanca tjerët është vendosur më 15 Mars. Aung San Suu Kyi, e cila nuk është parë në publik që kur u arrestua nga ushtria një muaj më parë, tani përballet me një total prej katër akuzash ligjore. Nëse dënohet, ajo mund të parandalohet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Ajo përballet me dy akuza për importim të paligjshëm të radio-lidhjeve dhe shkeljes së Ligjit për katastrofa natyrore dhe dy të tjerat që përfshirë shkelje të kufizimeve kundër koronavirusit gjatë një fushate zgjedhore, si dhe për nxitje të “frikës dhe alarmit”.

Seanca gjyqësore të hënën pasoi një ditë dhune në Mianmar, kur forcat e sigurisë përdorën dhunë kundër protestuesve, 18 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën. Po ashtu qindra njerëz u arrestuan gjatë fundjavës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne mianmar protestat ne mianmar grushti i shtetit ne mianmar protestat ne mianmar

Sondazh

Poll

Bota 1 Mars 2021, 11:43

SHBA– Një moment i veçantë është pikasur nga përdoruesit e mediave sociale gjatë fjalimit të presidentitb të SHBA-ve, Joe Biden i ka habitur të gji...