Aktualitet

Sot hyjnë në fuqi masat e reja në Kakavijë! Do lejohet të kalojnë vetëm 400 persona në ditë! Zgjatet edhe karantinimi

1 Mars 2021, 07:33 Nga DOSJA
Sot hyjnë në fuqi masat e reja në Kakavijë! Do lejohet

KAKAVIJË– Duke filluar nga dita e sotme hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Greqi, ndërsa do të shtohen edhe kuzifimet në pikën kufitare të Kakavijës.

Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme njoftoi se prej ditës së sotme deri në 15 mars, është vendosur që në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës të kufizohet numri i qytetarëve që do të kalojnë çdo ditë, ku do të lejohen vetëm 400 në ditë.

Po ashtu, karantinimi për personat që do të rezultojnë pozitivë do të zgjatet nga 7 në 14 ditë.

Orari i lëvizjes do të reduktohet duke lejuar qarkullimin 12 orë në ditë prej orës 07:00 deri në orën 19:00.

MEPJ njoftoi se Pikat e Kalimit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi vijojnë të jenë të hapura dhe shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, pa pasur nevojë për PCR test negativë dhe pa iu nënshtruar karantinimit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije masat e reja anti-covid kakavije kakavije masat e reja anti-covid kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2021, 19:44

BOTË- Projekti i Universitetit të Oksfordit “Our World in Data”, ka publikuar të dhënat se si po ecën vaksinimi kundër Covid-19, në të gjithë botën.Në një ...