Aktualitet

Aksident në aksin Fushë Krujë- Vorë, plagoset rëndë një person, largohet nga vendngjarja drejtuesi i mjetit që përplasi

28 Shkurt 2021, 19:00 Nga DOSJA
Aksident në aksin Fushë Krujë- Vorë, plagoset

FUSHË KRUJË- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor, Fushë Krujë- Vorë, ku si pasojë është plagosur një person. 

Burime bëjnë me dije, se një mjet ka përplasur  një motor picerie, e si pasojë drejtuesi i motorit K. D., 47 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet, se i plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ndërkohë që  personi që ka goditur motorin është larguar nga vendngjarja. Policia ka mbërritur në vendngjarja ndërkohë që është vënë në kërkim të autorit. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Rinasit, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar mjetin motorr me drejtues shtetasin K. D., 47 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për identifikimin dhe kapjen e mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fush kruje -vore aksident ne fush kruje -vore

Sondazh

Poll