Aktualitet

28 Shkurt 2021, 19:44 Nga DOSJA

BOTË- Projekti i Universitetit të Oksfordit “Our World in Data”, ka publikuar të dhënat se si po ecën vaksinimi kundër Covid-19, në të gjithë botën.

Në një artikull, që është publikuar nga New York Times deri më tani janë shpërndarë 234.1 milionë doza të vaksinave anti-COVID, e barabartë me 3.1 doza për çdo 100 njerëz. Ekziston tashmë një hendek i madh midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, me shumë vende që ende nuk kanë marrë një dozë të vetme.

Një person i vaksinuar, quhet dikush që ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe një person plotësisht i vaksinuar, quhet kur ka marrë të gjitha dozat e kërkuara të vaksinës. Për vaksinën Pfizer-BioNTech, një person i cili është “plotësisht i vaksinuar”, thuhet kur ka marrë dy doza.

Shtetet, po përballen me mungesë vaksinash për shkak të kërkesave të shumta, por disa vende e kanë arritur të vaksinojnë një pjesë të mirë të popullsisë. Izraeli mban vendin e parë për më shumë persona të vaksinuar, pasi ka shpërndarë 89.6 doza për 100 persona, ndërkohë që në vendin e dytë është Seychelles me 77.6 doza për 100 qytetarë. Ndërkohë, shihet se Kosova nuk është fare në listë. 

Po ku radhitet Shqipëria?

Shqipëria, renditet në mesin e vendeve që kanë marrë më shumë se 10 mijë doza të vaksinave, pra në vendin 62-të me 0.4 doza për 100 persona. Sipas “Our World in Data”, në të gjithë botën po përdoren 9 vaksina të ndryshme, por vendin e parë e mban ajo e Pfizer dhe Biontech.

10 shtetet me më shumë vaksinime:

Israel – 89.6 doza për 100 njerëz

Seychelles – 77.6 doza për 100 njerëz

United Arab Emirates – 61.6 doza për 100 njerëz

United Kingdom – 30 doza për 100 njerëz

United States – 21.2 doza për 100 njerëz

Serbia – 20 doza për 100 njerëz

Maldives Islands – 19.3 doza për 100 njerëz

Bahrain – 18.7 doza për 100 njerëz

Chile – 17.9 doza për 100 njerëz

Malta – 15.2 doza për 100 njerëz. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vaksinat kunder covid-19 vaksinat kunder covid-19

Sondazh

Poll