E TRISHTË! Humb jetën nga COVID-19 skenaristi dhe regjisori i mirënjohur, Kujtim Gjonaj shuhet në moshën 74-vjeçare
28 Shkurt 2021, 18:34Nga DOSJA
TIRANË- Regjisori dhe skenaristi i mirënjohur, Kujtim Gjonaj, ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19, në moshën 74- vjeçare. Deri më tani nuk bëhet e ditur nëse ai vuante nga ndonjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese.
Kush ishte Kujtim Gjonaj?
Kujtim Gjonaj ka lindur në 13 nëntor të vitit 1946 në qytetin e Tiranës. Gjonaj ishte skenarist, regjisor i filmave dokumentarë dhe vizatimorë, producent dhe botues shqiptar. Karriera e tij e pasur si regjisor dhe skenarist filloi në vitin 1969 me “Shkolla dhe praktika” dhe përfundoi në vitin 2018 me veprën “I fundmi i rilindasve”.
Gjonaj është nderuar edhe me disa vlerësime si Mjeshtër i Madh”, Urdhri Naim Frashëri i Artë” dhe “Artist i Shquar”, si dhe është fitues i një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vitin 1986 filmi “Më e madhja dashuri” do të vlerësohej si filmi më i mirë i vitit, në 23 prill të vitit 1990 filmi “Kështjella e Këngëve” do të vlerësohej me Kupën e Festivalit në Festivalin e VIII-të të Filmit Dokumentar dhe Vizatimor Shqiptar, në vitin 1995 filmi “Shembja e idhujve” do të vlerësohej me Çmimin e I-rë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të shkurtër në Palermo (Palermo Film Festival), në vitin 1998 do të vlerësohej gjithashtu me Çmimin e I-rë në Konkursin e V-të Ndërkombëtar të Mesdheut të Filmit Dokumentar dhe Reportazhit (Premio Internazionale del Documentario e del Reportage Mediterraneo).
Në filmin artistik ai ka shkruar katër skenarë, përmendim këtu skenarin e filmit “Thirrja” që do të ishte dhe skenari i tij i parë në filmin artistik në vitin 1976, filmat “Ata ishin katër” dhe “Cirku në fshat” në vitin 1977, filmin “Këshilltarët” në vitin 1979.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MORINË- Radhë të gjata kilometrike janë krijuar në Morinë drejt Kosovës. Siç, shihet në një video të siguruar nga Abcnews, qindra automjete që kanë ...
SHQIPËRI- Lufta me COVID-19 vazhdon të mbetet e ashpër në të gjithë botën, por shqiptarët luftojnë me veten për të përballuar edhe kostot financiare të sëm...
TIRANË- Rreth 50 kamera sigurie të sekuestruara nga Policia e Tiranës pritet të hedhin dritë mbi identifikimin e autorëve që morën pjesë në vrasjen e 66-vj...
VLORË – Një muaj pas dëmtimit nga shirat më 25 janar, rruga Vlorë-Orikum në zonën e Jonufres, vijon të jetë në të njëjtën gjendje…Rreth 50 metra të k...
TIRANË- 21 të vdekur dhe 952 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në pë...
VLORË- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku për pasojë humbi jetën një 18-vjeçar, ndërkohë q...
DURRËS– Tre punonjëse seksi janë filmuar poshtë Urës së Dajlanit të cilat janë parë duke lëvizur jashtë orës policore të vendosur nga qeveria për të ...