Aktualitet

‘Idhulli im ndërroi jetë”/ Djali i skenaristit Kujtim Gjonaj prek me fjalët: Kaloi shumë peripeci shëndetësore

28 Shkurt 2021, 20:48 Nga DOSJA
‘Idhulli im ndërroi jetë”/ Djali i skenaristit Kujtim

TIRANË- Djali i skenaristit dhe regjisorit Kujtim Gjonaj, i cili humbi jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19 ka prekur me fjalët për të atin. 

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, krahas fotos ku shihet me të atin Genti Gjonaj shkruan se babai i tij kaloi shumë peripeci shëndetësore, por megjithatë nuk ia arriti të mbijentonte.

Ndër të tjera ai e ka konsideruar të atin si idhull, ndërsa ka njoftuar se varrimi do të bëhet nesër në orën 14:00, ndërsa për shkak të situatës së Covid, ndërimet do të bëhen në një moment të dytë.

“Kujtim Gjonaj, babai im, idhulli im, gjyshi i urtë dhe i dashur i fëmijëve të mi, i fëmijëve të motrës, Valbona, dhe vëllait Martin, ndërroi jetë qetësisht në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Kaloi me dinjitet shumë peripeci shëndetësore, shumë vështirësi jetësore, dha shumë në jetë, me dijen e vet, humanizmin, vlerat e pamata, por sot në 18.30 datë 28 shkurt 2021, u nda nga kjo jetë. Ne, fëmijët e tij, miqtë e tij do t’i japim nesër një strehë tjetër, pranë prindërve të vet që i deshi aq shumë. Ceremonia e varrimit do të jetë nesër në orën 14.00, në Sharrë, duke u nisur nga shtëpia e funeralit Alba, tek Medreseja. Nderimet për të, në një moment të dytë dhe gjithë jetën. Me peshën e një kumti kaq të dhimbshëm, ju falënderoj për mesazhet e ngushëllimit… Ju ardhshim për gëzime…”,– ka shkruar ai. 

Regjisori dhe skenaristi i mirënjohur, Kujtim Gjonaj, ka humbur jetën ditën e sotme për shkak të Covid-19, në moshën 74- vjeçare. Deri më tani nuk bëhet e ditur nëse ai vuante nga ndonjë sëmundje tjetër bashkëshoqëruese. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genti gjonaj humb jeten kujtim gjonaj genti gjonaj humb jeten kujtim gjonaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Shkurt 2021, 19:44

BOTË- Projekti i Universitetit të Oksfordit “Our World in Data”, ka publikuar të dhënat se si po ecën vaksinimi kundër Covid-19, në të gjithë botën.Në një ...