Politike

‘Negociatat’/ Rama: Do të isha në pozitë të vështirë nëse s’do hapeshin. Mogherini radhit tre sukseset e Shqipëris

8 Maj 2019, 15:38 Nga DOSJA
‘Negociatat’/ Rama: Do të isha në pozitë të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe shefja e Politikës së Jashtme, Frederica Mogherinin kanë zhvilluar një konferencë për shtyp ku kryefjalë ka qënë çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Në fjalën e tij para gazetarëve, kryeministri Rama pranoi se do të ndjehej në pozitë të vështirë nëse qeveria e tij do të ishte përgjegjëse për moshapjen e negociateve, megjithatë ai u shpreh se do ta bënte detyrën e tij deri në fund. 

Nga ana e saj, Mogherini u shpreh se do të ndjehej shumë e zhgënjyer nëse negociatat për Shqipërinë nuk do të çeleshin edhe gjatë këtyre muajve duke renditur edhe tre suksese të qeverisë shqiptare. Sipas saj, reforma në Drejtësi vlerësohet pozitivisht, duke shtuar se ajo duhet të merrjes shembull edhe nga vende anëtare të Bashkimit Evropian. Ndër arritjet e tjera, Mogherini përmendi edhe reduktimin drastik sipas saj të kanabisit, dhe goditjen e bandave dhe krimit.

Gjatë konferencës për shtyp nuk u la pa përmendur edhe bojktoti i opozitës ndaj zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në 30 qershor. E pyetur nga gazetarët për zhvillimin e negociatave mes partive politike, Mogherini u shpreh se arritja e një dakordësie nuk ishte roli i saj por i politikës së brendshëm. Ndërsa kryeministri Rama u shpreh i vendosur se me 30 qeshor, shqiptarët do të votonin për 61 kandidatët duke theksuar se bojkoti i zgjedhjeve ishte një zgjidhje e opozitës. 

Si ndërmjetësuese e dialogut Kosovë-Serbi, Mogherini iu adresua edhe bojkotit të dialogut. Sipas saj, vendosja e taksës për mallrat serbe e ka bërë arritjen e një marrëveshjeje akoma më të vështirë por në rast tërheqje nga qeveria e Kosovës, ajo do të kërkonte sërish një sesion negociues mes dy vendeve.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dialogu kosove-serbi edi rama frederica mogherini hapja e negociatave per shqiperine rama me mogherinin zgjedhjet lokale 2019 dialogu kosove-serbi edi rama frederica mogherini hapja e negociatave per shqiperine rama me mogherinin zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll