Politike

Rama pret Thaçin në Tiranë/ Presidenti i Kosovës nuk i ndahet idesë së ndryshimit të kufijve

8 Maj 2019, 15:36 Nga DOSJA
Rama pret Thaçin në Tiranë/ Presidenti i Kosovës nuk i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka takuar ditën e sotme Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili ndodhet në vendin tonë në kuadër të Samitit të Brdo-Brijuni.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Presidenti Hashim Thaçi, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se në këtë takim është folur për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hashim thaci ndryshimi i kufijve edi rama hashim thaci ndryshimi i kufijve

Sondazh

Poll