Politike

“10 oligarkë i puthin Ramës atë që s’thuhet”, Basha: Do fitojmë përmes bashkimit. Pse nuk hetohen Gjiknuri e Dako

8 Maj 2019, 14:44 Nga DOSJA
“10 oligarkë i puthin Ramës atë që

KORÇË- Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë një takimi me demokratët e Korçës, nuk i ka kursyer sulmet ndaj qeverisë dhe krymeinistrit Edi Rama. Ai e quajti arrestimin e ish-deputetit Klevis Balliu, si politik pasi ky i fundit u ka qëndruar në krah banorëve të Astirit, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave dhe bizneseve të tyre, që preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se u ka dhënë gjithçka 10 oligarkëve, të cilët i ka në shërbim, ndërsa pengon kështu sipërmarrjen e lirë. Basha tha se këta 10 oligarkë, të cilët i quajti kriminelë, “i puthin dorën, i puthin këmbën, madje i puthin edhe atë që nuk thuhet, sepse ai u jep tenderat korruptivë”.

Basha u ndal në fjalën e tij edhe tek dosjet 339 dhe 184.

Sipas tij, Damian Gjiknuri dhe Vangjush Dako nuk hetohen, sepse në se ndodh diçka e tillë fillojnë e flasin për “të Gjatin”.

“Jemi dëshmitarë se procesi i vetingut po përdoret për të mbajtur në sistem njerëz të korruptuar nga koka te këmbët si Donika Prela. Kjo do të hetojë mafian, ajo që është kapur në pastrim parash? Prandaj nuk hetohet 339, 184, se shkojnë direkt në burg Vangjush Dako, Damian Gjiknuri shkojnë në burg dhe ata fillojnë e flasin për të Gjatin, i cili kërkonte se donte të 10 deputetët e Durrësit. Dhe s’fliste me stafin e PS, fliste me kriminelët, me trafikantët. Prandaj asnjëri prej tyre nuk është në burg dhe Donika Prela nuk heton.

Ky është realiteti dhe për këtë arsye shqiptarët nuk e besojnë reformën në drejtësi, pavarësisht se ata njësoj si ne, nuk kanë më besim tek reforma në drejtësi dhe të gjithë e thonë, nën zë apo jo se Edi Rama ja ka dalë ta kapë reformën në drejtësi.
Me PD në pushtet reforma në drejtësi do të shkojë përpara sipas përcaktimeve kushtetuese dhe ne do bëjmë realitet atë që premtuam para qytetarëve shqiptarë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së pushtetarëve dhe të korruptuarve që grabisin paratë e shqiptarëve.

Prandaj u kemi thënë shqiptarëve të bashkohen me ne se beteja nuk mbaron me largimin e Edi Ramës”.

Basha tha më tej se Rama ka qeverisur “përmes përçarjes, ne po fitojmë përmes bashkimit. Në ditët dhe javët e ardhshme nuk do të vendoset vetëm fati i një rotacionit politik, por fati i Shqipërisë për 5, 10, 15 vitet e ardhshme”.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri dosja 184 dosja 339 edi rama lulzim basha vangjush dako damian gjiknuri dosja 184 dosja 339 edi rama lulzim basha vangjush dako

Sondazh

Poll