Politike

Video/ Siamezë edhe për këtë… ja si e kopjoi Rama Hashim Thaçin

8 Maj 2019, 15:04 Nga DOSJA
Video/ Siamezë edhe për këtë… ja si e kopjoi Rama

Ndërsa negociatat për anëtarësim në BE sipas deklaratës së Merkel, nuk do të hapen as në qershor, mediat kanë rikthyer në vëmendje 29 qershorin e 2018, kur Kryeministri vendosi të shpërndante medalje mirënjohjeje për ambasadorët, që t’u mbushte mendjen shqiptarëve se negociatat u hapën.

Ata e komentuan këtë gjetje, si një rast origjinal, si një gjetje propagandistike, që megjithëse tallëse për shqiptarët, mund të krijonte bindjen se vendimi i Këshillit Europian ishte pro hapjes së negociatave.

Në fakt nuk është ashtu. Vërtetë Rama sajoi një shfaqje absurd, por nuk e kishte origjinale.

Një mik i tij dhe partner politik, si Hashim Thaçi e kishte shpikur më parë këtë truk.

Me magjinë e një prestigjatori që mund të ndryshojë edhe kufijtë pa u ndierë, Hashim Thaçi i liberalizoi vizat për qytetarët e Kosovës që në 2016.

Në 4 maj të atij viti, ai vendosi tu adresohej qytetarëve në krah të flamurit, me solemnitetin që i takon Presidentit.

Siç mund ta ndiqni në video, Thaçi i uroi qytetarët për liberalizimin e vizave.
“Nga sot – u thotë Presidenti – nuk do të ketë më radhë të gjata nëpër ambasada”.

Kanë kaluar fiks 3 vjet e 4 ditë nga urimi i Thaçit. Ambasadat janë plot, Kosova është bosh.

Njerëzit ikin si të munden. Kryesisht kërkojnë viza solleve, ajo është ambasada me radhët më të gjata.

Është rruga më e lehtë për të shpëtuar nga Thaçi dhe shokët e tij, të shpëtojnë nga gënjeshtrat e pacipa dhe talljet cinike, nga keqqeverisja dhe korrupsioni. Sot Hashim

Thaçi vazhdon të akuzojë Bashkimin Europian që nuk po liberalizon vizat, liberalizmi që e sipas tij ndodhi në 3 maj 2016. Njësoj si Rama që shan gjithë liderët europianë pse nuk i hapin negociatat, që po sipas tij u hapën në 28 qershor 2018.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hashim thaci korrigjimi i kufijve liberalizmi i vizave negociatat shqiperi-be edi rama hashim thaci korrigjimi i kufijve liberalizmi i vizave negociatat shqiperi-be

Sondazh

Poll