Politike

‘Prisha rrethin e ish-spiunëve të Sigurimit’, Murrizi flet pas zgjedhjes nënkryetar i Kuvendit: Paloka se kishte me tapi

8 Maj 2019, 14:48 Nga DOSJA
‘Prisha rrethin e ish-spiunëve të Sigurimit’, Murrizi flet

TIRANË- I sapozgjedhur nënkryetar i Kuvendit, Myslym Murrizi ka deklaruar se nuk është aty për të zëvendësuar Edi Palokën.

“Nuk mund ta them që kam zëvendësuar Edin, ai nuk e kishte me tapi. Nuk jam zëvendëses i askujt”, tha Murrizi për Dosja.al.

I pyetur nëse me zgjedhjet e tij, ndihmonte maxhorancën për të krijuar imazhin e Kuvendit të plotësuar tashmë Murrizi tha: Parlamenti nuk kompletohet nga pjesa formale, nuk ishte pa nënkryetar, ishte Vasilika Hysi.

I pyetur si do ta ndihmojë Gramoz Ruçin duke qenë në pozitën e nënkryetarit Murrizi tha se këtë e kanë bërë kolegët e tij të PD më parë.

“Nuk ndihmoj Ruçin se e kanë ndihmuar kolegët e mi prej 30 vjetësh – tha Murrizi – Ka në Kuvend që në 87 me Partinë e Punës dhe 13 vjet që ka qenë PD në pushtet aty ka qenë Gramozi. Ç’është ky reagim i turtullushëve që thonë si u bë ky me Gramozin, a nuk ishte me Metën Edmond Spaho? Po Paloka nuk ishte me Gramoz Rucin?”

Deputeti i Lushnjes, tashmë anëtar i grupit demokrat në Kuvend, ka evidentuar faktin që për herë të parë që kur Kuvendi u bë pluralist është bërë nënkryetar një student i Dhjetorit.

“Ata që janë të habitur i mirëkuptoj se ardhja ime nënkryetar është e çuditshme, pasi nuk kam qenë anëtar i Partisë së Punës dhe as bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.Kur bëhet nënkryetar parlamenti një ish- student i dhjetorit pas 28 nga parlamenti i parë pluralist, nuk u vjen mirë se është prishur reshti, se kanë qenë gjithmonë ose sigurimsa ose anëtarë të PPSH. U kërkoj falje që nuk e kam këtë biografi. Hera e parë që bëhet një student i dhjetorit, është prishur trashëgimia. Nuk kthehem dot të gjej teserën e PPSH”- tha Murrizi për Dosja.al.

Vetëmbrojtjes politike të Murrizit për zgjedhjen nënkryetar i Kuvendit, do t’i shtohet edhe një mbrojtje fizike, siç parashikohet në protokollin e Shtetit. Nga sot, ai do të shoqërohet nga Garda e Republikës, por këtë e quan krejt të panevojshme. “Nuk kam bërë zullume që të kem nevojë për mbrojtje, nuk kam patur mbrojtje”, tha Murrizi.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike murrizi behet nenkryetar i kuvendit myslim murrizi myslim murrizi intervista seanca plenare 8 maj 2019 murrizi behet nenkryetar i kuvendit myslim murrizi myslim murrizi intervista seanca plenare 8 maj 2019

Sondazh

Poll