Politike

Opozita e re merr poste në Kuvend, Murrizi nënkryetar. Hajdarit i besohet Integrimi

8 Maj 2019, 13:36 Nga DOSJA
Opozita e re merr poste në Kuvend, Murrizi nënkryetar. Hajdarit i

TIRANË- Kuvendi ka zgjedhur sot kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve Parlamentare, të cilat ishin lënë bosh pas djegies së mandateve nga opozita. Pas votimit është zgjedhur, Myslim Murrizi si zëvendëskryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Murrizi do të marrë postin e Zv.kryetarit të Parlamentit që dikur mbahej nga Edi Paloka. Ky votim është miratuar me 94 vota dhe 1 votë abstenim të vetë, Myslym Murrizit.

Po sot janë caktuar dhe drejtuesit e Komisioneve Parlamentar që do të drejtohen nga ‘opozita e re”. Më një shumicë të cilësuar votash, Rudina Hajdari u zgjodh kryetare e Komisionit të Integrimit, ndërkohë që, Fatjona Dhimitri Kryetare e Komisionit të Medias.

Enver Roshi ka marrë drejtimin e Komisionit të Shendetësisë, ndërkohë që Ralf Gjoni është zgjedhur zv.kryetar i Komisionit të Jashtëm

POSTET E OPOZITËS SË RE

Myslym Murrizi, zëvendëskryetar i Kuvendit

Rudina Hajdari, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian

Ralf Gjoni zv.kryetar i Komisionit të  Jashtëm

Fationa Dhimitri, kryetare e Komisionit të medias

Enver Roshi, kryetar i Komisionit të Shëndetësisë

Alban Zeneli zv.kryetar në Komisionin e Sigurisë

Halil Jakini zv.kryetar i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese

Korab Lita, zv.kryetar i  Komisionit të Ligjeve

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike myslim murrizi opozita e re opozita merr poste ne kuvend ralf gjoni rudina hajdari myslim murrizi opozita e re opozita merr poste ne kuvend ralf gjoni rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2019, 11:07

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka kërkuar llogari institucionit të Autoritit të Dosjeve, duke i thënë se nuk kanë raportu...