Politike

Tabelat në Finiq/ Ligoraq Karamelo: Fituan të dyja palët

8 Maj 2019, 13:56 Nga DOSJA
Tabelat në Finiq/ Ligoraq Karamelo: Fituan të dyja palët

TIRANË- Deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike për Korçën, Ligoraq Karamelo, gjatë seancës së sotme plenare, foli për heqjen e tabelave dygjuhëshe në bashkinë e Finiqit.

Deputeti Karamelo tha se kjo qeveri minoritetin e sheh jo si faktor zhvillimi, por si objekt pazari, teksa shtoi se në fund fituan të dyja palët.

Kjo qeveri minoritetin e sheh jo si faktor zhvillimi, por si objekt pazari. Mendoj se të dyja palët janë të fituara se dhe bashkia Finiq ka tabelat me dy gjuhë dhe qeveria tregoi se është e fortë. Duhet të krijojmë një urë bashkëpunimi dhe serioze në të ardhmen”, u shpreh Karamelo.

(a.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ligoraq karamelo seanca plenare 8 maj 2019 tabelat ne finiq ligoraq karamelo seanca plenare 8 maj 2019 tabelat ne finiq

Sondazh

Poll