Politike

Arrestimet te Unaza e Re/ PD: Hakmarrje politike, në burg duhet të ishin ata që firmosën për projektin korruptiv

8 Maj 2019, 13:14 Nga DOSJA
Arrestimet te Unaza e Re/ PD: Hakmarrje politike, në burg duhet të

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka dënuar dhunën e ushtruar ditën e djeshme mbi protestuesit e Astirit, teksa ka dekalaruar se ata po protestonin në mënyrë paqësore.

Bardhi gjatë një deklarate për mediet tha se arrestimi i Klevis Balliut është një akt hakmarrrje dhe i paligjshëm.

Drejtuesi i lartë i PD ka deklaruar se sot në burg duhet të ishin ata që kanë dhënë firmën për projektion korruptiv tek Unaza e Re.

Astrit Sadikaj dëshmon për djegiet e rënda që ka pësuar nga  dhunimet e policisë së shtetit.Sot në bur duhet të ishin ata që urdhëruan për të goditur qytetarët. Arresti I Balliut është një akt hakmarrrje politike nga Edi Rama, arrestimi I tij është i paligjshëm dhe i pabazuar në prova. Klevis Balliu dhe  qytetari i Astirit po mbahen padrejtësisht në burg se janë mbështetës të Partisë Demokratike”, tha Gazmend Bardhi.

Ditën e djeshme, një grup protestuesish, banorë të Unazës së Re, të mbështetur nga deputetë të Partisë Demokratike, kanë dalë dhe kanë bllokuar rrugën, ku sipas tyre do kalonte kryeministri Edi Rama. Protestuesit janë përplasur me policinë, ndërkohë që disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat. Bashkë me ta, është shoqëruar edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, I cili ndodhet ende ne ambient e komisiariatit të Policisë.

(a.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arrestimet tek unaza e re gazmend bardhi protesta te unaza e re arrestimet tek unaza e re gazmend bardhi protesta te unaza e re

Sondazh

Poll

Politike 8 Maj 2019, 11:07

TIRANË- Deputeti Myslim Murrizi, gjatë fjalës së tij në Kuvend i ka kërkuar llogari institucionit të Autoritit të Dosjeve, duke i thënë se nuk kanë raportu...