Politike

PUBLIKON listën e kandidatëve për deputetë/ Kujtim Gjuzi bën GAFËN, përfshin emrin e mësueses e cila ndërroi jetë 4 mu

27 Shkurt 2021, 19:15 Nga DOSJA
PUBLIKON listën e kandidatëve për deputetë/ Kujtim Gjuzi

TIRANË– Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi ditën e djeshme ka bërë publike listën me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit që do garojnë nën logon e tij. 

Gjuzi në listën që ka publikuar ka bërë një gafë, pasi mes emrave ishte dhe Perika Xhuli, e cila ka punuar prej vitesh në arsim. Gjuzi e ka futur emrin e saj në listë ndërkohë që Xhuli ka ndërruar jetë 4 muaj më parë.

Emri i saj në listë ka sjellë reagime të shumta, ndëra arkitekti Astrit Seranaj i revoltuar ka shkruar se se Perika ka ndërruar jetë 4 muaj më parë në 27 tetor 2020.

 

Tragjikomedi! Perika XHULI kandidate për deputete në listën e Kujtim Gjuzit, në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Kujtim Gjuzi, o idiot, o maskara, o i paftyrë. Yyyttt. Jashtëqitje kombëtare. Perika Xhuli ka ndërruar jetë në 27 tetor 2020. Një pensioniste e cila kishte punuar në arsim dhe që vinte pothuaj çdo natë në sheshin e Teatrit. Ishte mbështetëse e kauzës dhe një qytetare e nderuar. I dedikuam një shkrim ku i shprehëm familjes dhe të afërme dhe miqve të saj ngushëllimet tona të sinqerta. Ishte një humbje e madhe edhe për ne dhe kauzën e Teatrit..Çfarë të thuash..tmerr” shkruan Seranaj i indinjuar” – shkruan Seranaj.

Perika Xhuli ishte një prej të moshuarave e cila protestonte për mosshemmbjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë vetëm një ditë pas publikimit Kujtim Gjuzi e ka fshirë emrin e Perika Xhulit nga lista e tij e publikuar në profilin e tij në Facebook.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kujtim gjuzi kujtim gjuzi

Sondazh

Poll