Bota

Uellsi liron masat anti-Covid/ Familjet me një fëmijë nën një vjeç mund të takohen me miqtë

27 Shkurt 2021, 19:56 Nga DOSJA
Uellsi liron masat anti-Covid/ Familjet me një fëmijë nën

BRITANIA E MADHE-Uellsi ka lehtësuar masat anti-Covid për familjet që kanë vetëm një fëmijë nën moshën 1 vjeç. Sipas TheGuardian, familjet që kanë vetëm një fëmijë nën një vjeç do të lejohen të takohen me një familje tjetër.

Po ashtu,16 dhe 17-vjeçarët që jetojnë vetëm do të lejohen të takohen me një familje tjetër. Rregullat e reja, të shpallura nga ministri, Mark Drakeford, kanë hyrë në fuqi.

“Kjo vendim është marrë që prindërit e rinj të mund të marrin mbështetje nga miqtë ose familjarët gjatë vitit të parë të rëndësishëm të jetës së një fëmije. Kjo gjithashtu do të ndihmojë zhvillimin e foshnjës,“-ka thënë ai.

Më parë, të vetmit njerëz që lejoheshin të takoheshin me një familje tjetër ishin ata që jetonin vetëm.

Që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 4,163,085 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 122,415 pacientë.

Lajmi kryesor:Bilanci i COVID-19 në botë/ Brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 114 milion raste të reja dhe gati 2.5 milion të vdekur

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britania e madhe uellsi liron mast britania e madhe uellsi liron mast

Sondazh

Poll