Sport

VIDEO/ Teuta e Kukësi nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit, dy skuadrat bëjnë të buzëqeshë Partizani e Vllaznia

26 Shkurt 2021, 17:06 Nga DOSJA
VIDEO/ Teuta e Kukësi nuk i bëjnë keq njëri-tjetrit, dy

DURRËS-Sfida për ndjekësen e Vllaznisë merr akoma kohë, sepse Teuta e Kukësi nuk arrijnë ti bëjnë dëme njëri-tjetrit e as të superohen. Në javën e 21-të të Superiores Teuta-Kukësi është mbyllur me shifrat 2-2. Dejvi Bregu është ai që hap serinë e golave në minutën e 32-të të ndeshjes, ku konverton në gol një penallti të akorduar.

Në pjesën e dytë ishte sulmuesi i Kukësit, Eze që kundërpërgjigjet po nga pika e bardhë e 11-m. Por festa e ekipit të Josës do të shuhej shumë shpejt. Vetëm 4 minuta më vonë ishte sërish Bregu ai që këtë herë me një ekzekutim perfekt nga goditja e këndit kthen sërish lojën në favor të Teutës.E kur dukej se ekipi i Martinit do të linte fushën e “Niko Dovanas” me 3 pikët në xhep, Tsintsadze gjen rrugën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kukesi teuta kukesi teuta

Sondazh

Poll