Aktualitet

Riatdhesimi/ A do të kthehet Eva Dumani nga Siria? Konsulli i Shqipërisë në Liban: E vështirë, por kemi kanale të fshehta

26 Shkurt 2021, 20:45 Nga DOSJA
Riatdhesimi/ A do të kthehet Eva Dumani nga Siria? Konsulli i

LIBAN- Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Liban Marc Ghorayeb ka dhënë lajmin e mirë duke thënë se deklaroi se riatdhesimit i shqiptarëve që ndodhen në kapin e Sirisë do të përfundojë shumë shpejt.

I pyetur për Eva Dumanin, e cila nuk pranoi të kthehej disa muaj më parë bashkë me të vëllain Endrin, Ghorayeb në një lidhje me Abcnews ka thënë se situata e Evës është pak e vështirë. 

Ndër të tjera ai ka thënë se kanë kanale të fshehta komunikimi në kamp dhe shpreson që ta nxjerrin që aty.

“Kur gjetëm, Endri Dumanin po kërkonim edhe për atë dhe po përpiqemi ta rigjejmë. Është e vështirë sepse pjesa më e madhe e grave janë të mbuluara në fytyrë. I vetmi mjet identifikimi janë sytë. Kemi kanalet tona të komunikimit të fshehta në kamp. Kemi edhe bashkëpunëtorë nga ana siriane. Shpresojmë ta gjejmë. Shpresoj të ndryshojnë mendim dhe ta lejojnë të kthehet në Shqipëri. Janë shumë vende në botë që po kërkojnë të kthejnë shtetasit e tyre. Jam shumë krenar për Shqipërinë. Kemi shumë mbështetje për t’i gjetur. Ne po kërkojmë pa pushim. Mund t’ju them se procesi mund të përfundojë shumë shumë shpejt dhe ata do të jenë në Shqipëri”, – tha konsulli.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi së bashku me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme ndodhen në Liban me misionin e nxjerrjes së shqiptarëve nga kampi i ferrit në AL Hol të Sirisë. 

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet marc ghorayeb marc ghorayeb

Sondazh

Poll