Aktualitet

Pas akuzave për mashtrim, lirohet Loredana, policia: Nuk përbën rrezik për arratisje

8 Maj 2019, 12:26 Nga DOSJA
Pas akuzave për mashtrim, lirohet Loredana, policia: Nuk përbën

Loredana Zefi është liruar pasi mbrëmjen e së martës u arrestua nga policia zvicerane, nën akuzën e kërcënimit dhe zhvatjes së një çifti bashkë me të vëllanë, Berat.

“DeinUpdate” konfirmon se pas marrjes në pyetje nga policia, Loredana është liruar.

“Informacione të reja për çështjen e Loredanës, pasi të martën u mor në pyetje nga policia, janë publikuar. Kjo është vërtetuar nga gjykatësi”,- thuhet në raportin e “DeinUpdate”.

Sipas njoftimit, zëdhënësi i policisë, Simon Kopp deklaroi se nuk ka rrezik se këngëtarja mund të largohet. Ajo është marrë në pyetje të martën dhe ka vazhduar edhe sot të japë deklarata.

Gruaja e Mozzik, Loredana Zefi është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Zvicër pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë të madhe parash. Sipas mediave në Zvicër, reperja shqiptare është akuzuar nga një çift zvicerian se ajo bashkë me të vëllain iu kanë marrë  shumën e  madhe të parave prej 900 mijë franga zviceriane nëpërmjet mashtrimit.

“Prokuroria e Shtetit ka nisur një hetim për mashtrim të dyshuar në shumën prej 900.000 franga zvicerane”, ka deklaruar zëdhënësi Simon Kopp për median zviceriane  “20 minute”.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 900 mijë franga zvicerane arrestohet loredana lirohet loredana zefi mozzik 900 mijë franga zvicerane arrestohet loredana lirohet loredana zefi mozzik

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2019, 12:01

KPK rihap hetimet për gjyqtarin Fuat Vjerdha

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit duhet të njoftonte të mërkurën vendimin e për Kryetarin e Gjykatës së Apelit në Shkodër Fuat Vjerdha, por në njoftim të shkur...