Bota

Kanadaja miraton vaksinën e AstraZeneca-s, kryeministri: Ky është një lajm shumë inkurajues

26 Shkurt 2021, 20:33 Nga DOSJA
Kanadaja miraton vaksinën e AstraZeneca-s, kryeministri: Ky është

KANADA- Anti rregullatori i Kanadasë, ‘Health Canada’ ka aprovuar ditën e sotme vaksinën e Universitetit të Oksford-it/AstraZeneca për përdorim emergjent. Ctvnews shkruan se vaksina është aprovuar për të gjithë njerëzit mbi 18 vjeç, duke përfshirë edhe të moshuarit. Vaksina do të administrohet në dy doza dhe do të jenë ndërmjet 4 dhe 12 javësh.

“Ky është një lajm shumë inkurajues. Do të thotë më shumë njerëz të vaksinuar dhe më shpejt. Ne jemi gati të marrim doza të përsëritura … Me Pfizer, Moderna dhe tani AstraZeneca, Kanada do të arrijë në më shumë se 6.5 milion doza deri në fund të Marsit,” ”tha Kryeministri kanadez Justin Trudeau.

Dërgesat e para të vaksinave të AstraZenecës do të arrijnë në vend midis muajit Prill dhe Shtator dhe do të jenë 24 milion doza.

(I.A/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota health canada justin trudeau kanadaja aprovon vaksinen e astrazeneces health canada justin trudeau kanadaja aprovon vaksinen e astrazeneces

Sondazh

Poll