Bota

Faza e dytë e vaksinimit, ekspertët: Ndalimi i vdekjeve do të vijë nëse njerëzit do të marrin dozën sipas moshës  

26 Shkurt 2021, 19:28 Nga DOSJA
Faza e dytë e vaksinimit, ekspertët: Ndalimi i vdekjeve do të

ANGLI- Vaksinimi i njerëzve sipas moshës është mënyra me e shpejtë për të ndaliuar numrin e vdekjeve. BBC shkruan se ekspertët në Angli kanë këshilluar qeverinë që në fazën tjetër të vaksinimit të jenë personat e moshës mbi 40 vjeç.

Ndërkohë që sindikatat e mësuesve dhe policisë e kanë kritikuar këtë gjë, me argumentat se do të prishin vijimin normalisht të arsimit. Këto kritika kanë ardhur për shkak se mësuesit dhe policët kanë qenë në fazën e parë të vaksinimit, por me këtë gjë ata kalojnë automatikisht me grupmoshat e tyre.

Ekspertët thonë se grupet e mëposhtme që duhet të kenë përparësi, janë:

të gjithë ata të moshës 40-49 vjeç
të gjithë ata të moshës 30-39 vjeç
të gjithë ata të moshës 18-29 vjeç

Njerëzit që duhet të kenë përparësi për vaksinën:

burrat
njerëz nga komunitetet etnike të zeza, aziatike dhe pakicë
njerëzit që jetojnë në lagje më të varfra

Deri tani Anglia është vendi i dytë në botë për nga vaksinimi i popullsisë. Deri tani janë vaksinuar rreth 19 milion njerëz.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne angli vaksinimi ne angli

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 18:12

PROTESTA/ Mbyllen hoteleritë në Tuz

MALI I ZI- Objektet e hotelierisë në Tuz të Malit të Zi janë mbyllur më 26 shkurt dhe kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj u ka bërë thirrje qytetarëve dhe furnizu...