Bota

Vrasja e gazetarit Khashoggi, zbardhet raporti i CIA-s: Princi i Kurorës dha “OK” për ekzekutimin (E PLOTË)

26 Shkurt 2021, 20:15 Nga DOSJA
Vrasja e gazetarit Khashoggi, zbardhet raporti i CIA-s: Princi i Kurorës

SHBA- Raporti i inteligjencës amerikane për vrasjën e gazetarit, Jamal Khashoggi ka nxjerr zbuluar përfshirjen e Princit të Kukorës së Arabisë Saudite Mohammad bin Salman. CNN shkruan se pas zbulimit të këtij raporti, Presidenti Biden pati një bisedë të gjatë me Princin arab. Ndërkohë që nëse ky raport vërtetohet edhe me prova të tjerë, Biden do të përballet me presione për të ndërmarrë masa kundrejt Arabisë Saudite apo edhe vetë Princit

“Ne dalim në përfundimin se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite Muhamed bin Salman miratoi një operacion në Stamboll, Turqi për të kapur ose vrarë gazetarin saudit Jamal Khashoggi. Ne e bazojmë këtë vlerësim në kontrollin e Princit të Kurorës në vendimmarrjen në Mbretëri, përfshirjen e drejtpërdrejtë të një këshilltari kryesor dhe anëtarët e detajit mbrojtës të Muhamed bin Salman në operacion dhe mbështetjen e Princit të Kurorës për përdorimin e masave të dhunshme për të heshtur disidentët jashtë vendit , përfshirë Khashoggi, “thotë raporti.

Raporti me katër faqe, i titulluar “Vlerësimi i rolit të qeverisë saudite në vrasjen e Jamal Khashoggi” ka dalë në datën 11 shkurt dhe u shënua si i deklasifikuar nga Drejtori i Inteligjencës Kombëtare Avril Haines më 25 Shkurt.

“Që nga viti 2017, Princi i Kurorës ka pasur kontroll absolut të organizatave të sigurisë dhe inteligjencës së Mbretërisë, duke e bërë shumë të vështirë që zyrtarët sauditë të kishin kryer një operacion të kësaj natyre pa autorizimin e Princit të Kurorës”, thotë raporti.

Khashoggi u vra në konsullatën saudite në Stamboll në tetor 2018, siç supozohet nga rreth 15 ekzekutorë sauditë që kanë copëtuar trupin e tij. Arabia Saudite ka dënuar pesë njerëz me vdekje vitin që shkoi por ka dyshime të gjera se vrasja është urdhëruar nga princi i kurorës dhe regjimi.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jamal khashoggi joe biden mohammad bin salman jamal khashoggi joe biden mohammad bin salman

Sondazh

Poll