Bota

Aksioni policor në Kosovë, Prokuroria kërkon paraburgim për 11 personat e arrestuar

26 Shkurt 2021, 18:51 Nga DOSJA
Aksioni policor në Kosovë, Prokuroria kërkon paraburgim për

KOSOVË- Prokuroria e Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit për 11 zyrtarët e arrestuar para dy ditësh. Telegrafi shkruan se gjatë seancës gjyqësore ditën e sotme prokuroria e ka kërkuar këtë masë për shkak të shumës së parave që kanë sekuestruar dhe të mjeteve teknologjike.

“Nga bastisja e realizuar më 24 shkurt 2021, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt. Nga kjo bastisje e realizuar janë konfiskuar: rreth 433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona, 8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë”, thuhet në njoftimin për media.

Personat me inicialet S.Sh., L.S., H.M., B.N., K.Z. dhe A.U. wshtw paraqitur kwrkesa pwr paraburgim për shkak të dyshimit se  kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së. Ndwrasa për personat me inicialet D.A., P.K., Sh.K., K.B-S.,  ka paraqitur kërkesë për caktim të paraburgimit, për shkak të dyshimit  kanë kryer veprat penale “Dhënie e ryshfetit”, nga neni 422 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, si dhe për personin me inicialet S.S. ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.​

Nga operacioni i realizuar më 24 shkurt, në komunën e Prishtinës, Podujevës, Gjilanit, Istogut e Lipjanit, janë ndaluar personat me inicialet S.Sh., L.S., S.S., H.M., B.N., K.Z., A.U., D.A., P.K., Sh.K., K.B-S., ndërsa personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe është liruar më pas. Operacioni policor ndodhi për shkak të dyshimeve se zyrtarë kanë shkelur detyrën dhe kanë marrë ryshfete.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora policia operacion ne kosove policia operacion ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 18:12

PROTESTA/ Mbyllen hoteleritë në Tuz

MALI I ZI- Objektet e hotelierisë në Tuz të Malit të Zi janë mbyllur më 26 shkurt dhe kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj u ka bërë thirrje qytetarëve dhe furnizu...