Bota

“Fqinji i mirë në ditë të vështira”/ Çekia i kërkon Polonisë ndihmë për personat e infektuar me Covid

26 Shkurt 2021, 19:12 Nga DOSJA
“Fqinji i mirë në ditë të vështira”/

ÇEKI- Çekia i ka kërkua Polonisë që ta ndihmojë me disa shtretër të lirë në spital për personat e infektuar me Covid. Thefirstnews shkruan se Ministri i Shëndetësisë çek, Jan Blatny tha se po negocion me Poloninë për të transferuar pacientë në spitalet Covid të Polonisë për shkak të mbingarkesës në Çeki.

Ndërkohë që në lidhje me transportin e pacientëve, Çekia do të aplikojë për rimburësim në Komisionin Evropian.  Zëvendës Ministri Çek i Shëndetësisë Vladimir Czerny ka thënë se Republika Çeke do t’u kërkojë ndihmë partnerëve të huaj kur shtretërit në vend do të tejkalojnë kapacitetin 90 %. Aktualisht, 86 % e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë, ndërsa 77 % e shtretërve të përshtatur për administrimin e oksigjenit janë të zënë.

Ndërkohë që këtë muaj, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, i ofroi Republikës Çeke dhe Sllovakisë vende në spitalet polake për pacientët Covid.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota cekia kerkon ndihme te polonia per pacientet me covid mateusz morawiecki vladimir czerny cekia kerkon ndihme te polonia per pacientet me covid mateusz morawiecki vladimir czerny

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 18:12

PROTESTA/ Mbyllen hoteleritë në Tuz

MALI I ZI- Objektet e hotelierisë në Tuz të Malit të Zi janë mbyllur më 26 shkurt dhe kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj u ka bërë thirrje qytetarëve dhe furnizu...