Bota

Harta e Lajçakut për Kosovën/ Reagon anëtari i PSD-së: Është shqetësuese afërsia e Kurtit me Miroslavin dhe mosreagimi

26 Shkurt 2021, 13:04 Nga DOSJA
Harta e Lajçakut për Kosovën/ Reagon anëtari i

KOSOVË-Partia Socialdemokrate ka vendosur një hartë të Kosovës në afërsi të objektit të Komunës së Prishtinës, dy ditë pasi i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, u shfaq në një intervistë, ku prapa tij shihej një flamur, ku Kosova përfshihej si pjesë e Serbisë.

Ndërkohë, ditën e sotme, në lidhje më këtë ka reaguar dhe Frashër Krasniqi anëtar i PSD-së. Sipas Gazeta Express, ai ka thënë se ekziston vetëm një hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë dhe ajo është harta e Serbisë. Sipas tij është e papranueshme dhe shqetësuese që një hartë e tillë të përdoret edhe nga i dërguari i BE-së.

“Siç mund ta dini ekziston vetëm një hartë ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë, dhe ajo është harta e Serbisë dhe e aleatëve të saj. Për ne është shqetësuese, e papranueshme, befasuese se si të njejtën hartë po e përdorë edhe përfaqësuesi i BE’së në negociata, Lajçak. Z.Lajçak edhe sot kur doli gjoja me përgënjeshtru paraqitjen e tij të mëhershme ku kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është vetëm administrativ, prapë e kishte përdorë një hartë ku kufiiri është vijë administrative. Ky lloj referimi Kosovës si status i paqartë dhe jo jo e shkëputur prej Serbisë po duket se nuk është i paqëllimshëm”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi ka thënë se akoma më shqetësuese është mosreagimi i Kurtit për këtë çështje dhe afërsia e tij me Lajçakun.

“Tash paramendone çfarë rezultati mund të kenë disa negociata ne të cilat ndërmjetësuesi ka pozicion si të Serbisë, që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë është vetëm kufi administrativ. Më shqetësuese është situata kur kryeministri në ardhje, Albin Kurti ka shpreh afërsi me z.Lajcak, përkundër shteteve të tjera aleate me Kosovën, ai e ka zgjedhur z.Lajçak,”-ka thënë ai.

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkohë, në zyrë, prapa krahëve të tij është vënë re një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. Këto pamje kanë nxitur reagime të shumta. Në lidhje më këtë ditën e sotme ka reaguar dhe Lajçak, ai ka thënë se harta është keqinterpretuar, pasi aty Kosova është e ndarë, reagimin e tij ai e ka paraqitur dhe me një foto të hartës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora frashër krasniqi harta ku kosova shfaqej si pjese e serbise miroslav lajčák frashër krasniqi harta ku kosova shfaqej si pjese e serbise miroslav lajčák

Sondazh

Poll