Bota

Ish-zv/kryeministri Haki Abazi merr vetëm 654 vota nga 31 mijë të LVV-së në Ferizaj

26 Shkurt 2021, 12:07 Nga DOSJA
Ish-zv/kryeministri Haki Abazi merr vetëm 654 vota nga 31 mijë të

KOSOVË-Ish-zëvendëskryeministri në qeverinë e mëparshme të Kurtit, Haki Abazi ka marrë shumë pak vota në Ferizaj, vendin nga ku ka dhe prejardhjen.

Sipas Gazeta Express, edhe pse Lëvizja Vetëvendosje fitoi në Ferizaj me gjithsej 31 mijë e 516 vota, Abazi arriti të marrë vetëm 654.

Rezultati ka dalë pas numërimit të 39 vendvotime në këtë qytet. Në këto zgjedhje Haki Abazi mbante numrin 19 në listë.

Kosova ka përfunduar numërimin e votave për zgjedhjet, pa përfshirë ato të Diasporës ato me kusht për të cilën nuk është përcaktuar datë se kur do të numërohen. Deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti, ka shënuar rekord me 47.85% të votave, ose të konvertuara ndryshe 378.550 vota. Vendin e dytë pas LVV-së, e zë Partia Demokratike e Kosovës, me 17,41 për qind të votave dhe pas saj LDK-ja me 13,08 për qind. Ndërkaq, AAK e Ramush Haradinajt ka marrë 7,43 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, 2,60 për qind. Edhe Lista Serbe ka fituar mbi 99% të votave në Mitrovicën e Veriut, por kësaj herë ka të zgjedhur edhe nga komunitetet e tjera.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora haki abazi zgjedhjet ne kosove haki abazi zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 11:26

“Vdekja e pyjeve” në Gjermani

Sipas raportit aktual mbi gjendjen e pyjeve në Gjermani, të cilin ministrja federale e Bujqësisë Julia Klöckner e prezantoi në Berlin, gjendja në pyje gjatë vit...