Bota

SHBA-ja dhe BE-ja do i dërgonin letër për njohjen e Kosovës/ Daçiç: Mos humbni kohë me gjera të tilla, ne e kemi bërë

26 Shkurt 2021, 11:59 Nga DOSJA
SHBA-ja dhe BE-ja do i dërgonin letër për njohjen e Kosovës/

KOSOVË-Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiç ka komentuar, një raportim në media ditën e djeshme, ku është thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian do t’i dërgojnë presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç një letër, në të cilën sipas tyre do të jetë kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Sipas Gazeta Express, Daçiç ka thënë se SHBA-ja dhe BE-ja nuk duhet të humbin kohë me gjëra të tilla. Sipas tij Serbia është e hapur për dialog dhe kompromis, por kjo nuk përfshinë njohjen e Kosovës.

“Është përmendur një letër jo zyrtare, për të imponuar njohjen e Kosovës. Ata nuk duhet të vijnë me një gjë të tillë tek Vuçiq, s’ka nevojë që askush të humb kohë me gjëra të tilla. Ne kemi thënë qindra herë se duam dialog dhe kompromis, por kjo nuk nënkupton që ta njohim Kosovën”, ka thënë Daçiq, transmeton Gazeta Express.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj.

Më pas, qeveria e Albin Kurtit e hoqi tarifën, por e vendosi masat e reciprocitetit. Serbia kundërshtonte të ulej në tryezë të bisedimeve, derisa Kosova kishte në fuqi masa të tilla. Më ardhjen ne pushtet, qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti shfuqizoi reciprocitetin, duke mundësuar rifillimin e dialogut në korrik të 2020-ës.

Më 4 shtator, pas dy ditësh takime, u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Pas kësaj marrëveshje ka ardhur menjëherë edhe njohja e Kosovës si shtet i pavarur nga Izraeli.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi ivica dacic dialogu kosove-serbi ivica dacic

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 11:26

“Vdekja e pyjeve” në Gjermani

Sipas raportit aktual mbi gjendjen e pyjeve në Gjermani, të cilin ministrja federale e Bujqësisë Julia Klöckner e prezantoi në Berlin, gjendja në pyje gjatë vit...

Bota 26 Shkurt 2021, 10:42

KOSOVË-Pak dy ditë më parë, hetuesit e policisë zhvilluan operacionin e koduar me emrin “Subvencioni 2020”, ku cak ishin zyrtarët e Agjencisë për Zhvillimi...