Bota

VIDEO/ Ushtria në Mianmar shpërndan protestuesit kundër puçit

26 Shkurt 2021, 11:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Ushtria në Mianmar shpërndan protestuesit kundër

MIANMAR– Forcat e sigurisë në Jangon, qytetin më të madh të Mianmarit, qëlluan me plumba plastikë si shenjë paralajmërimi, për të shpërndarë mbi 1,000 protestues që u mblodhën për të kundërshtuar puçin ushtarak.

Demonstruesit u mblodhën para një qendre të njohur tregtare në Jangon, duke thirrur slogane kundër puçit. Forcat e policisë i ndoqën ata nga rruga kryesore dhe korsitë e afërta. Mianmari, që ndryshe njihet edhe si Birmani, është përfshirë nga protestat, prejse ushtria ka marrë pushtetin më 1 shkurt, duke rrëzuar qeverinë e zgjedhur dhe udhëheqësen e saj, Aung San Suu Kyi.

Suu Kyi, e cila është vënë në arrest shtëpiak, nuk është parë qëkur ka ndodhur puçi. Ajo pritet të dalë në gjykatë javën e ardhshme, për disa akuza të ngritura nga ushtria, por që shihen si të motivuara politikisht.

Junta ushtarake ka thënë se ka organizuar puçin, pasi në zgjedhjet e nëntorit, që i ka fituar partia e Aung San Suu Kyisë, ka pasur mashtrime të gjera. Vëzhguesit e zgjedhjeve kanë thënë se ato kanë qenë të drejta. Ushtria ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë një vit dhe se, pastaj, do të organizohen zgjedhje të reja.

Disa vende perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë vendosur ose kanë kërcënuar me sanksione ushtrinë e Mianmarit.

Marrë nga REL.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota grushti i shtetit ne mianmar protestat ne mianmar grushti i shtetit ne mianmar protestat ne mianmar

Sondazh

Poll

Bota 26 Shkurt 2021, 11:26

“Vdekja e pyjeve” në Gjermani

Sipas raportit aktual mbi gjendjen e pyjeve në Gjermani, të cilin ministrja federale e Bujqësisë Julia Klöckner e prezantoi në Berlin, gjendja në pyje gjatë vit...

Bota 26 Shkurt 2021, 10:42

KOSOVË-Pak dy ditë më parë, hetuesit e policisë zhvilluan operacionin e koduar me emrin “Subvencioni 2020”, ku cak ishin zyrtarët e Agjencisë për Zhvillimi...