Aktualitet

Shkuan të gjenin vrasësit e Shkëlzen Kastratit, RENEA arreston Cen Karrici në Kurbin, iu gjet “Glock”-u me 16 fishekë d

26 Shkurt 2021, 09:02 Nga DOSJA
Shkuan të gjenin vrasësit e Shkëlzen Kastratit, RENEA arreston

KURBIN– Një 30-vjeçar i identifikuar si Çen Karrici është vënë në pranga pasi i është gjetur një armë zjarri e llojit “GLOCK”. Karrici u pikas në Fushë Milot, në resortin ku u zhvilluan kontrolle një ditë më parë, teksa kërkohen vrasësit e shpallur në kërkim të Shkëlzen Kastratit.

Dosja.al ka mësuar se Karricit, një person me precedentë penalë në fushën e krimeve ndaj personit, i është gjetur arma, ndërsa në xhepin e xhupit i është gjetur një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm pa leje.


Në vendin ku u prangos 30-vjeçari është gjetur edhe një targë makine, e denoncuar si e humbur në policia e Shkodrës me datë 19 shtator të vitit 2019. 30-vjeçari është vënë në pranga, pasi dyshohet edhe se targat e gjetura kishte në plan t’i përdortë në ngjarje kriminale.

Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë, pesë persona të tjerë janë shoqëruar në komisariatin e policisë gjithashtu. Ende nuk dihen identetet e pesë personave të shoqëruar apo veprat penale për të cilat dyshohet se mund të kenë kryer.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet cen karrici cen karrici renea ne lac arrestohet cen karrici cen karrici renea ne lac

Sondazh

Poll