Politike

“I di me emër dhe mbiemër”, Flamur Noka me kërcënime nga Kamza: Do ua presim gishtat atyre që fusin duart në xhepat tu

25 Shkurt 2021, 21:57 Nga DOSJA
“I di me emër dhe mbiemër”, Flamur Noka me

KAMËZ– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, i cili është i deleguari i PD-së në Kamëz ka kërcënuar se do t’ua presë gishtat atyre që fusin duart në xhepat e qytetarëve.

Gjatë një takimi elektoral me qytetarët e Kamzës, Noka tha se këta persona i njeh me emra dhe mbiemra dhe do ket ndëshkim me burg për ata që abuzojnë.

Burg dhe vetëm burg për të gjitha ata që abuzojnë dhe do të tentojnë t’ju nëpërkëmbin ju.Ta harrojnë! I di me emër dhe mbiemër se kush po merret, i di edhe ata nënpunësit se ku i fusin duart. Por do t’ua u presim gishtat atyre që fusin duart në xhepat tuaj. Kjo kohë do të marrë fund, sepse koha e vjedhjes së lekëve tuaja nuk mund të vazhdojë më. Koha e tyre ka marrë fund”, thotë Noka.

Ish-deputeti Flamur Noka gjithmonë ka qenë deputet në Kukës ndërsa për zgjedhjet e ardhshme ‘zbriti’ në zonën e Kamzës.

(kle.mu/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flamur noka flamur noka ne kamez flamur noka flamur noka ne kamez

Sondazh

Poll