Politike

U bë pjesë e koalicionit ‘PD-Aleanca për Ndryshim’, Roshi: Do kandidoj në Vlorë

25 Shkurt 2021, 22:08 Nga DOSJA
U bë pjesë e koalicionit ‘PD-Aleanca për Ndryshim’,

TIRANË -Kryetari i partisë së Ballit Kombëtar, Artur Roshi ka thënë se i ka kërkuar Lulëzim Bashës të jetë kandidat në Vlorë. I ftuar në emisionin në “Repolitix” nëse do të jetë në pozicione të sigurta, Roshi  tha se nuk është e sigurtë. 

Ndër të tjera ai tha se diskutimet me Bashën janë edhe të hapura dhe se të gjitha partitë në koalicion duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në mënyrë që të sigurojnë fitoren. 

“Kam kërkuar në Vlorë në lista të sigurta. Elementi i sigurisë është e qenies njerëzore. Vullneti politik është për të respektuar kërkesat e aleatëve, megjithatë duhet të ketë kaq xhentilencë nga partitë në koalicion dhe të bëjë një sinergji të gjithë energjive politike“, tha Roshi.

Një ditë më parë Artur Roshi firmosi marrëveshjen për të qenë pjesë e koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim”. Në këtë kolcion do të jenë 13 parti së bashku me Partinë Demokratike. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artur roshi artur roshi

Sondazh

Poll