Bota

Hoxhaj komenton hartën: Lajçak e ka fyer Kosovën, do ia them këtë javën e ardhshme

25 Shkurt 2021, 21:20 Nga DOSJA
Hoxhaj komenton hartën: Lajçak e ka fyer Kosovën, do ia them

KOSOVË-Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar hartën që është shfaqur gjatë një interviste të të dërguarit të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, ku Kosova paraqitej  si pjesë e Serbisë.

Hoxhaj ka thënë se Lajçak e ka fyer Kosovës dhe se ka dëmtuar dhe veten si ndërmjetësues i Bashkimi Evropian.

Lajçak me atë hartë e ka fyer Kosovën dhe e ka lënduar vetën si ndërmjetësues, sidomos kur kemi parasysh që ai përfaqëson Bashkimin Evropian. Nëse kemi parasysh vendin e tij të origjinës, Sllovakinë, dhe faktin që Kosova dhe Serbisë janë që dhjet vjet në dialog, e tash shfaqet si ndërmjetës i BE’së me një hartë të tillë… unë mendoj se është fyerje,”-ka thënë ai. 

Gjithashtu, Hoxhaj ka thënë se ai do t’ia vërë në dukje këto dhe Lajçakut kur të vijë në  Prishtinë javën e ardhshme.

“Javën e ardhshme vjen në Prishtinë, dhe do t’ia them (Lajçakut) atë që e thash edhe këtu,”-ka thënë Hoxhaj.

I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, më 22 shkurt të këtij viti ka dhënë një intervistë për  “European Western Balkans”, ku ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ndërkohë, në zyrë, prapa krahëve të tij është vënë re një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. Këto pamje kanë nxitur reagime të shumta. Në lidhje më këtë ditën e sotme ka reaguar dhe Lajçak, ai ka thënë se harta është keqinterpretuar, pasi aty Kosova është e ndarë, reagimin e tij ai e ka paraqitur dhe me një foto të hartës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora enever hoxhaj enever hoxhaj

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2021, 19:39

Kosova jashtë integrimit rajonal ekonomik

KOSOVË- Kompania e mishit “Meka”, që është një nga bizneset prodhuese në Kosovë, nuk ka arritur që të jetë e pranishme në tregjet rajonale, përveç S...