U panë të dy në takim me banorët në Bathore/ Halit Valteri tregon pse ishte krah ministres Spiropali në Kamëz: E thirra p
25 Shkurt 2021, 19:55Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri i cili para disa ditësh së bashku me Ministren Elisa Spiropali zhvilluan një takim në zonën e Bathores ka treguar arsyen se pse kjo e fundit kishte shkuar atje.
I ftuar në Report tv, Valteri ka thënë se e kishte thirrur ministren për një problem që kishin banorët e Kamzës, duke shtuar se nuk është turp të takohesh me kolegë që janë kundërshtarë politikë. Ai tha se të tjerët bëjnë takime me kundërshtarët e tyre politikë fshehurazi, pa e bërë publike në media.
Pyetje: Në një nga takimet tuaja z.Valteri, u patë me ministren Spiropali, pse ishit bashkë cila ishte arsyeja?
Valteri: Është deputete e zonës së Kamzës dhe unë jam prej 1 vit e gjysëm në atë zonë që kam aktivitet, kam miqësi shoqëri dhe rreth familjar. E thirra në takim sepse disa banorë kishin probleme me diçka në atë zonë që nuk ishte lënë pas dore prej vitesh, dhe mua më intereson që të mbarohet puna. Dua që si të jem deputet si të mos jem të shkoj prapë të pi kafe atje. Nuk është turp që të takohesh me një koleg, edhe nëse është i majtë. Ata rrrinë të gjithë bashkë me njeri-tjetrin por nuk e thonë në televizion. Edhe të garosh për PS nuk është turp. Kur bëjmë ne ndonjë marrëveshje në parlament quhet tradhëti, kur bën Luli marrëveshje me Ramën quhet “ashtu është një muhabet”.
Deputeti i opozitës parlamentare,Halit Valteri, më 2 shkurt zhhvilloi një takim me qytarë të zonës së Bathore të Bashkisë Kamzës, ku dhe shkeli me ‘dy këmbë’ rregullat e Covid-19.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ndërsa edhe 58 ditë na ndajnë nga 25 prilli, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka renditur sot dështimin e radhës sipas tij, të k...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku shkruan se Erion Veliaj është një kryemashtrues.Në një video të shpërndarë në “Facebook”, Tabaku...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë duke thënë se ka shfrytëzuar pabesisht pandeminë duke shkelur dhe cënuar të drejtat e ...
TIRANW– Presidenti Ilir Meta ka dekoruar 4 futbollistë të Dinamos dhe futbollit shqiptar. Në një ceremoni solemne kreu i shtetit vlerësoi legjendat Skënde...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi po zhvillon një vizitë në Liban në kuadër të riatdhesimit të shqiptarëve në Siri. Ndërkohë konsulli ...
Politike25 Shkurt 2021, 17:44
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se nëse do të ishte në qeveri do të gjita financat e shtetit do i vinte në menaxhimin e krizës së pandemisë do...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se Shqipëria jo rastësisht është vendi i tretë në botë për numrin e viktimave me koronavirus...