Politike

Çuçi në Liban prej 2 ditësh, konsulli Ghorayeb jep DETAJE: Takuam Gjeneralin Abbas Ibrahim, dakordësi për vijimin e riatd

25 Shkurt 2021, 18:24 Nga DOSJA
Çuçi në Liban prej 2 ditësh, konsulli Ghorayeb jep

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi po zhvillon një vizitë në Liban në kuadër të riatdhesimit të shqiptarëve në Siri. Ndërkohë konsulli i nderit Ghorayeb në një prononcim që ka dhënë për Report Tv ka thënë se  Çuçi ka bërë takim njohje me Gjeneral Majori Abbas Ibrahim pas marrjes së detyrës së re, si dhe arritjen e dakordësisë mes tyre për të vijuar me procesin e riatdhesimit të fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampet e ferrit në Siri.

“Ishte një vizitë njohje mes gjeneralit Majori Abbas Ibrahim  dhe ministrit Bledi Çuçi pas marrjes së detyrës së re nga ai si Ministër i Brendshëm i Shqipërisë”, tha konsulli i nderit Ghorayeb. 

Ministri Çuçi i shoqëruar nga kreu i antiterrorit, Gledis Nano që prej dy ditësh ndodhen në Liban. Të shoqëruar edhe nga Konsulli i nderit në Liban, Marc Ghorayeb, Çuçi dhe Nano janë pritur në takim nga  Gjeneral Major Abbas Ibrahim. Procesi i riatdhesimit i nisur nga paraardhësi i ministri Çuçi, Sandër Lleshaj, do të vijojë, duke bërë që fëmijët dhe gratë shqiptare të bllokuara të këto kampe të mund të rikthehen sërish në shtëpitë e tyre dhe pranë familjarëve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi cuci ne liban bledi cuci ne liban

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2021, 17:44

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se nëse do të ishte në qeveri do të gjita financat e shtetit do i vinte  në menaxhimin e krizës së pandemisë do...