Politike

Riatdhesimi nga kampet siriane/ Çuçi: Prej dy ditësh ndodhem në Beirut, do finalizojmë me sukses këtë operacion të vësh

25 Shkurt 2021, 19:09 Nga DOSJA
Riatdhesimi nga kampet siriane/ Çuçi: Prej dy ditësh ndodhem

LIBAN- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ndodhet në Bejrut të Libanit për të zhvilluar një vizitë zyrtare në kuadër të përpjekjeve të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve tanë nga Siria. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Çuçi ka bërë me dije se  është takuar me drejtorin e përgjithshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim në të cilin u konfirmua përkushtimi dhe bashkëpunimi për riatdhesimin e shqiptarëve.

Çuçi shkruan se qeveria shqiptare do të punojë me të njëjtin përkushtim për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë.

“Në vijim të angazhimit të qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që ndodhen në kampet siriane, prej dy ditësh ndodhem në Beirut. Bashkë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb dhe Drejtorin e Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano, zhvillova një takim me drejtorin e përgjitshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim. E falenderova Gjeneralin për gjjthë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër. Vizita në Beirut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë.”- shkruan Çuçi. 

(A.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi cuci ne liban bledi cuci ne liban

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2021, 17:44

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se nëse do të ishte në qeveri do të gjita financat e shtetit do i vinte  në menaxhimin e krizës së pandemisë do...