Politike

“Pasuri marramendëse”/ Gazetarja: Behar Sofia, njëshi i trafikut të heroinës. Lëvizte me ‘ushtarë’ pas vetes!

25 Shkurt 2021, 19:40 Nga DOSJA
“Pasuri marramendëse”/ Gazetarja: Behar Sofia, njëshi i

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me vrasjen e me armë zjarri 66-vjeçari Behar Sofia ditën e sotme në Tiranë. 

E ftuar në ‘News24’ Lala ka thënë se Sofia konsiderohet si “1-shi” i trafikimit të heroinës duke shtuar se ky i fundit besohet se ka lidhje të forta me turkun Abduselam Turgut, të arrestuar disa vite më parë në Shqipëri.

Gazetarja tha Sofia sapo kishte fituar betejën me COVID-19 dhe në mëngjes ishte ulur në një lokal pranë banesës së tij për të konsumuar kafe. Ndr të tjera ajo ka thënë se  viktima nuk është ndaluar asnjëherë  nga policia dhe ishte një person që kishte shumë ushtarë pas tij.  Po ashtu, ajo tha se 66-vjeçari ka një pasuri marramendëse.

“Behar Sofia ka dalë nga banesa e tij, kishte disa ditë që kishte kaluar COVID-19, në momentin që ka dalë ka pirë kafen në një lokal, ka qëndruar 25 minuta, është ngritur dhe është larguar në drejtim të rrugës së Elbasanit. Sipas policisë ai është qëlluar në afërsi të Lanës, dyshohet se janë dy persona që kanë qëlluar me armë selinciator. Policia është njoftuar për një person të gjakosur që kërkonte ndihmë, ai është qëlluar në këmbë dhe zonën e qafës. Ka pasur shumë pak dëshmitarë. Është shoqëruar në spital dhe ka ndërruar jetë pa mbërritur tek bluzat e bardha. Në momentet e para duke qenë se mbante disa emra nuk u kuptua qartë, por kur u bë i mundur identiteti, Policia e Shtetit e konsideron si 1-in e trafikimit të heroinës. Ai konsiderohej se ishte pjesë e grupit trafikant të udhëhequr nga Abdulselam Turgut. Ai është arrestuar vite më parë në Shqipëri. Më pas kemi pasur dhe disa arrestime. Ai nuk është ndaluar asnjëherë nga policia, ishte një person i tërhequr, por konsiderohej si një person që kishte shumë ushtarë pas tij. Ai ka markete të shumta, supermarkete, kopshte. Pasuria e tij është vendosur në shënjestër disa herë në shpërthime me tritol. AI ka pasur disa jashtë shtetit, pista kryesore një akt mafioz”, u shpreh Lala.

Behar (Fatmir) Sofia (Seferi), 66 vjeç, një biznesmen i njohur nga Berati u ekzekutua me dy plumba mëngjesin e sotëm (ora 09:00). Behar (Sulo) Sofia nga Lapardhaja e Beratit, kishte disa biznese në zonën e Komunës së Parisit ndërsa emri i tij rezulton i njohur kryesisht në tregtimin e lëndëve narkotike nga ku dyshohet se atentati ndaj tij është për pasojë e larjes së hesapeve. Emri i tij, përmendet edhe në masakrën e vitit 2009 në Durrës ku u vranë katër efektivë policie në tentativë për të arrestuar Dritan Dajtin. Sofia ka qenë i lidhur edhe me bosin e njohur të mafias turke Abdulselam Turgut.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klodiana lala vritet behar sofia klodiana lala vritet behar sofia

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2021, 17:44

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se nëse do të ishte në qeveri do të gjita financat e shtetit do i vinte  në menaxhimin e krizës së pandemisë do...