Politike

Rama bashkë me “Njeriun e Vitit”, kryeministrat shtrohen për iftar, ja kush i ka ftuar (Foto)

8 Maj 2019, 10:21 Nga DOSJA

Kryeministri Edi Rama, është bashkuar sërish me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev. Rama ka qenë në një darkë iftari në Sarajevë, me ftesë të kryeministrit boshnjak, Denis Zvizdiç.

Lajmi është dhënë nga “Njeriu i Vitit në Ballkan”, Zoran Zaev, i cili është konsideruar si një nga liderët me pozitën më të favorshme në rajon që pas marrëveshjen me Greqinë.

Ja ç’shkruan Zaev:

Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç, mora pjesë në darkën e Iftarit në Sarajevë së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ditët e agjërimit të Ramazanit janë një kujtesë se dashuria, respekti, solidariteti, mirësia, dashuria dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj.

Postimi i Zaev:

(F.g./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama muaji ramazan zoran zaev edi rama muaji ramazan zoran zaev

Sondazh

Poll