Politike

‘Humbën jetën 3 ushtarakë në Letoni’, Rudina Hajdari lëshon gafën në parlament: Mund t’ju them dhe emrat (VD)

8 Maj 2019, 09:26 Nga DOSJA
‘Humbën jetën 3 ushtarakë në Letoni’, Rudina

TIRANE– Deputetja Rudina Hajdari ka ngatërruar në parlament ngjarjen që ka ndodhur në Letoni, ku ka humbur jetën ushtarakja shqiptare, Zarife Hasanaj.

Teksa u çua në foltore ku kërkoi 1 minutë heshtje për këtë ngjarje, Hajdari lëshoi gafën dhe tha se në Letoni humbën jetën 3 ushtarakë.

U desh ndërhyrja e socialistëve, të cilët thanë disa herë se 2 ushtarakët u plagosën, dhe vetëm Hasanaj vdiq.

Por Hajdari vazhdoi dhe tha se mund të thotë edhe emrat e ushtarakëve që humbën jetën.

“Më 6 maj humbën jetën tre ushtarakë shqiptarë në NATO, mund t’jua them emrat. Do t’i kërkoja Kuvendit një minutë heshtje për tropojanen Zarife Hasanaj. Ishte një vajzë që shërbeu për kombin e saj. Ta nderojmë dëshmoren tonë”.

Për më shumë ndiqni videon.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gafa e rudina hajdarit seanca plenare 8 maj 2019 gafa e rudina hajdarit seanca plenare 8 maj 2019

Sondazh

Poll