Politike

Andi Përmeti sulmon Ramën dhe Bashën: Keni bërë çmenduri politike, keni frikë nga BD dhe Rudina Hajdari

8 Maj 2019, 09:51 Nga DOSJA
Andi Përmeti sulmon Ramën dhe Bashën: Keni bërë

TIRANË- Deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike, por që tashmë përfaqëson Bindjen Demokratike, Andi Përmeti, në fjalën e tij sot në Kuvend ka sulmur kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Në fjalën e tij ai u shpreh se  sot ata të dy janë fajtorët që kanë sjellë Shqipërinë në këtë gjendje që është, dhe prandaj kërkon një ndryshim të sistemit politik. Më tej ai shtoi se Basha dhe Rama kanë frikë nga Bindja Demorkatike dhe nga Rudina Hajdari.

PJESË NGA DEKLARATA

E vetmja gjë për të cilën opozita dhe pozita ka folur të pakten këto dy jave është Bindja Demokratike dhe Rudina Hajdari. Përse Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë kaq shumë frike nga Bindja Demokratike? Përse Edi Rama dhe Lulëzim Basha kanë kaq shumë frike nga Rudina Hajdari? A ka më shumë vota Rudina Hajdari së PS? Vështirë.

A ka më shumë vota Bindja Demokratike së PS? Edhe kjo vështirë të thuhet. Të pakten sot.  Atëherë përse gjithë kjo frikë nga të gjitha palët për Bindjen Demokratike dhe Rudina Hajdarin? Sepse themeli i lëvizjes së Bindjes Demokratike dhe Rudina Hajdarit është ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe rrjedhimisht i gjithë klasës politike sepse është ky sistem që kryetarit i jep fuqi të pakufizuar dhe vetëm nëpërmjet këtij sistemi mund të bëhen çmenduri politike.

Një e tillë u bë vetëm para dy vitesh nga ai që sot është në arrati kur me listat personale ngriti në piedestal budallallëkun dhe injorancën njerëzore. Ndërsa vëllai i tij politik që është këtu brenda vetëm para disa muajsh bëri çmendurinë politike të rradhës kur live përpara kamerave pa ditur kurkush gjë zëvendesoi Trimin me Gjinon dhe ndjesë Gjinos së Përrallës nga e Kaluara se jam i bindur që kishte më shume eksperiencë se Gjinoja nga Përralla fatkeqe e së tashmes. Pra që këto çmenduri politike mos ndodhin me kurrë në të gjithë sëbashku duhet të rrëzojmë këtë sistem nga themelet.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha rudina hajdari andi përmeti djegia e mandateve te opozites edi rama lulzim basha rudina hajdari

Sondazh

Poll