Politike

“Ndryshova mendje do bëhem deputet” , KQZ u jep mandatet Krenar Rrycit dhe Kostaq Papës

8 Maj 2019, 10:17 Nga DOSJA
“Ndryshova mendje do bëhem deputet” , KQZ u jep mandatet Krenar

Tiranë-  Ditën e sotme KQZ iu ka dhënë mandatin dy deputetëve të rinj,  Krenar Rrycit nga listat e PD-së në Durrës dhe Kostaq Papës po nga listat e PD-së në qarkun e Tiranës. Dy kandidatët kanë dorëzuar disa ditë më parë formularin e vetë-deklarimit në KQZ dhe pritet që së shpejti ata të betohen në Kuvend.

Kujtojmë që më 6 mars , Krenar Rryci u shpreh në media se ishte penduar  që kishte refuzuar të marrte mandatin. Pasi kishte firmosur dorëheqjen, pranoi se ka ndryshuar mendje dhe do të bëhet deputet.

Emri i Krenar Rrycit, i cili listohet i 18-ti në listën e PD-së në qarkun e Durrësit, ishte mes 103 kandidatëve të djathtë që refuzuan të marrin mandatin, por kandidati mohon ti kenë ofruar para apo t’i kenë bërë presion për t’u bërë deputet.

Ditën e sotme në Kuvend u betuan deputetët e rinj, Kujtim Gjuzi  nga listat e PD-së në Durrës, Koçi Tahiri nga listat e LSI-së në Korçë dhe Klajdi Qama nga listat e LSI-në Berat. Ndërsa Indrit Hoxha refuzoi të merrte mandatin. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputetët e rinj në parlament kostaq papës krenar rryci deputetët e rinj në parlament kostaq papës krenar rryci

Sondazh

Poll