Politike

Çfarë do ndodhë nëse Tom Doshi kandidon si deputet? Celibashi: Asnjë nuk është ndalur në çështje të veçanta, duhet t

25 Shkurt 2021, 10:54 Nga DOSJA
Çfarë do ndodhë nëse Tom Doshi kandidon si deputet?

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi zhvilloi ditën e sotme një konferencë për gazetarët. Gjatë bisedës ai u pyet se çfarë do të ndodhë nëse Tom Doshi do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ai tha se nuk mund të diskutojë në mënyrë hiperbolike e se takimet me ambasadoren Yuri Kim kanë qënë të njëjta si çdo takim tjetër i diplomatëve që jetojnë në Tiranë.


Pyetja: Çfarë do të ndodhë nëse Tom Doshi kandidon si deputet?

Celibashi: Për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me kandidatë të caktuar, ne do të flasim në rastet kur të kemi kandidatët. Nuk mund të diskutojmë në mënyrë hipotetike për gjithkënd, takimet me ambasadoren amerikane, kanë qenë të njëjta me çdo takim tjetër të diplomatëve që janë në Tiranë.

Asnjë nuk është ndalur në çështje të veçanta të procesit, duhet të presim datën 8 që të shohim cilët do të jenë kandidatët. KQZ do të ketë të gjithë vëmendjen ndaj çdo rasti, qoftë ky i evidentuar publikisht, qoftë jo, për të marrë vendime në përshtatje me Kodin Zgjedhor.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilirjan celibashi tom doshi yuri kim ilirjan celibashi tom doshi yuri kim

Sondazh

Poll