Bota

Maqedonia e Veriut miraton marrëveshjen me Rusinë për 100 mijë doza vaksinash, Filipçe: Do të përpiqem edhe me kompanitë

25 Shkurt 2021, 12:08 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut miraton marrëveshjen me Rusinë për 100

MAQEDONI E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka miratuar ditën e sotme marrëveshjen me Rusinë për 100 mijë doza vaksinash nga ‘Sputnik V’. Lajmin e ka bërë të ditur e Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në një deklaratë për mediat. Venko ka thënë se do të marrin një sasi prej 100 mijë dozash vaksine.

“Dje, qeveria më autorizoi të nënshkruaj një kontratë për furnizimin e vaksinave nga Rusia. Kishim një seancë të mbyllur. Marrëveshja është praktikisht me të njëjtat parime si marrëveshjet e tjera. Kjo është një sasi prej 100 mijë dozash”,tha Filipçe.

Më tej, ai tha se do të vazhdojnë bisedimet me Pfizer dhe Sinofarm për vaskina të tjera.

“Sinqerisht shpresoj ditëve në vijim do të kemi datat specifike dhe tani për tani do të vazhdojmë bisedimet intensive me përfaqësuesit e të dy kompanive”, tha Filipçe.

Që nga fillimi i pandemsië deri tani janë regjistruar 100,632 persona me Covid, ndërsa 3,098 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni maqedonia e veriut merr vaksinen sputnik venko filipçe maqedonia e veriut merr vaksinen sputnik venko filipçe

Sondazh

Poll