Bota

Harta e Evropës me Kosovës si pjesë të Serbisë, Peter Stano: Pretendimi është i rremë dhe i pavend 

25 Shkurt 2021, 10:50 Nga DOSJA
Harta e Evropës me Kosovës si pjesë të Serbisë, Peter

KOSOSË- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano ka hedhur poshtë pretendimet e ekzsistimit të një harte të Evropës ku Kosova është pjesë e Serbisë. Harta është parë gjatë një interviste të diplomatit Miroslav Lajcak. Ai i ka replikuar statusit të gazetarit Adriatik Kelmendi, ku ka shkruar se Lajçak duhet të kërkojë falje publike për intervistën që dha ku mbrapa ishet Kosova si pjesë e Serbisë.

“Miroslav Lajçak duhet të kërkojë falje që dha intervistë derisa ishte ulur para një harte që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë, përndryshe ai nuk duhet të mirëpritet nga askush në Kosovë të hënën”, ka shkruar Kelmendi.

Ndërsa Stano ka thënë se harta zyrtare e BE-së ka një status netutral. Ai gjithashtu tha se të gjithë duhet të fokusohen në problemet që kanë në mënyrë që dialogu Kosovë-BE të nënshkruhet.

“Pretendimi rreth hartës është totalisht i pavend dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është një linjë me pozicionin e BE-së status neutral. Do të doja të rekomandoja secilin që të fokusohet në problemet reale që ndihmojnë në avancimin e normalizimit të dialogut, në vend se të përpiqen të bjënë raporte të rreme”, shkroi Stano.

The claim about the map is totally misplaced & false. This official EU map is – in line with the ?? position – status neutral. I would recommend everyone to focus on real issues that help to advance the Dialogue on normalization, instead of trying to make up false stories.

— Peter Stano (@ExtSpoxEU) February 25, 2021

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni miroslav lajčák peter stano miroslav lajčák peter stano

Sondazh

Poll