Bota

Sulmohet gazetari në Kosovë nga tre persona: Dhëmbët dhe hundën e kam të thyer

25 Shkurt 2021, 09:58 Nga DOSJA
Sulmohet gazetari në Kosovë nga tre persona: Dhëmbët dhe

KOSOVË- Gazetari nga Kosova, Visar Duriqi është suklmuar ditën e djeshme nga 3 persona. Gazeta Ekspress shkruan se personat që e sulmuan i kishin zënë pritë para hyrjes së banesës së tij dhe e dhunuan sapo doli nga makina.

Pas sulmit gazetari u transportua në Emergjencën e QKUK-së për trajtim, dhe i pyetur nga Gazeta Ekspress ai tha se ishte hundën dhe dhëmbët e thyer.

Në njoftimin e policisë thuhet se aktualisht nuk dihet se cilat janë autorët e ngjarjes, ndërkohë që efektivët janë duke hetuar ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të informacioneve të para dyshohet që tre persona të maskuar kanë sulmuar me grushte viktimën në hyrje të banesës së tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe më pas është liruar nga aty. Aktualisht policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre dhe në koordimin me prokurorin e shtetit po ndërmerr veprimet vijuese hetimore për rastin  lëndim i rëndë trupor”, thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora sulmohet gazetari ne kosove visar duriqi sulmohet gazetari ne kosove visar duriqi

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2021, 09:19

MAL I ZI- Tensione të shumta janë krijuar në qytetin me shumicë shqiptare të Tuzit në Mal të Zi mëngjësin e sotëm. Vijesti shkruan se qytetarët kanë sfiduar mas...