Bota

 Zvicra lehtëson masat anti-Covid në 1 Mars, hapja do të bëhet dalë nga dalë  

25 Shkurt 2021, 10:13 Nga DOSJA
 Zvicra lehtëson masat anti-Covid në 1 Mars, hapja do të

ZVICËR- Zvicra do të lehtësojë masat anti-Covid në vend. Reuters shkruan se lehtësimi i masave do të fillojë në 1 Mars, ku do të hapen dyqanet, muzetë, bibliotekat dhe tubimet do të lejohen deri në 15 persona. Ndërkohë që me uljen e ritmit të infektimeve faza e dytë e hapjes nga pandemia do të jetë në 22 Mars.

“Me këtë rihapje të kujdesshme, kabineti po synon të arrijë një normalizim gradual të jetës shoqërore dhe ekonomike, edhe pse situata epidemiologjike mbetet e pasigurt sepse po qarkullojnë variante të reja, më infektive të virusit”, tha qeveria.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Zvicër janë regjistruar 552,698 persona me Covid, ndërsa 9,942 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne zvicer masat anti-covid covid ne zvicer masat anti-covid

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2021, 09:19

MAL I ZI- Tensione të shumta janë krijuar në qytetin me shumicë shqiptare të Tuzit në Mal të Zi mëngjësin e sotëm. Vijesti shkruan se qytetarët kanë sfiduar mas...