Bota

Kriza e vaksinave në BE: Ekspertët francez paralajmërojnë proçes ngadaltë vaksinimi, vështirë të lirohen masat në pran

25 Shkurt 2021, 10:36 Nga DOSJA
Kriza e vaksinave në BE: Ekspertët francez paralajmërojnë

FRANCË– Ritmi i programit të vaksinimit ndaj Covid-19 i Francës është shumë i ngadaltë për të parandaluar masat e reja të bllokimit që janë të nevojshme për të ndaluar një valë të tretë të shtrimeve në spital, thonë shkencëtarët.

Ekspertët në Institut Pasteur thonë se ritmi aktual i rreth 100,000 vaksinimeve në ditë është ‘i pamjaftueshëm’ për të frenuar efektet e variantit shumë ngjitës të MB.  Por vala e tretë e rasteve spitalore mund të zvogëlohet deri në një të tretën nëse Franca mund të arrijë Mbretërinë e Bashkuar dhe të fillojë vaksinimin e më shumë se 400,000 njerëzve në ditë.

Sipas DailyMail, Franca ka rezerva të vaksinave Pfizer, Moderna dhe synon të ‘rehabilitojë’ vaksinën në Oksford, pasi Emmanuel Macron gabimisht pretendoi se ishte ‘pothuajse joefektive’ tek njerëzit e moshuar.

Macron u sfidua nga udhëheqësit e BE për komentet e tij, pasi Ursula von der Leyen u përpoq të rritë mbështetjen për vaksinën duke thënë se ajo vetë do të ishte e gatshme ta marrë atë.

Ministria franceze e shëndetësisë ka pranuar që vaksina ka një ‘deficit imazhi’ me vetëm rreth 107,000 doza të administruara deri më tani.  Sipas një zyrtar të BE-së tha se udhëheqësit e kishin pyetur Macron nëse pretendimet e tij mbi goditjen e AstraZeneca ishin të vërteta apo jo.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne europe vaksinimi ne europe koronavirusi ne europe vaksinimi ne europe

Sondazh

Poll

Bota 25 Shkurt 2021, 09:19

MAL I ZI- Tensione të shumta janë krijuar në qytetin me shumicë shqiptare të Tuzit në Mal të Zi mëngjësin e sotëm. Vijesti shkruan se qytetarët kanë sfiduar mas...