Më mirë një dozë e vetme tek më shumë njerëz se sa dy tek disa? Epidemiologu Alimehmeti tregon efektet
TIRANË – Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti ka folur dhe për efektin që mund të ketë vaksina në popullatë, nëse do t’i jepej një dozë e vetme më shumë njerëzve, se sa dy doza disave.
Alimehmeti tha në “Real Story” në News24 se vaksina me dy doza mund të ketë një lloj efekti në vende si Anglia që ka vaksinuar 20% të popullsisë apo si Izraeli që ka vaksinuar 80%, por në rastin e Shqipërisë me 0.1% nuk sjell efekte në uljen e pozitivitetit në popullsi.
“Duhet parë pak më gjerë. Me 9 mijë doza gjithsej nuk bën ndonjë rol të madh. I nënshtrohet një teoremë, që në qoftë se ne bëjmë një efekt të vogël për gjithë popullatën, efekti në total do jetë shumë më i madh. Provat klinike që bëhen për vaksinat nuk testojnë këtë lloj teorie, por tek një person. Nuk dinë asgjë të thonë për komunitetin. Bën sens dhëna e një doze të vetme shumë personave, e tregoi Izraeli, dhe në popullatë ai efekti multiplikohet. Kur ke vetëm 0.1 % të popullatës dhe ta bësh në 0.2 nuk ka ndonjë efekt të mëdha. Shtete si Anglia, si Izraeli e arrijnë ta kenë një lloj efekti. Shtetet që janë shumë më ulët, nuk e kapin dot me këtë logjikë”, deklaroi mjeku Alimehmeti.
Marrë nga BalkanWeb
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Ish-drejtori i ISUV befason me deklaratën: Shfaqja e gripit të shpendëve H5N8, s’jemi të garantuar që nuk hyn në Shqipë
TIRANË – Në një lidhje Skpye në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, prof.Kristaq Berxholi ish-drejtor i ISUV dhe mjek veterinar ka folur për nj...
Gabojnë llogaritjet e tatimit të pagës, mjekja 72 vjeçare gjobitet me 50 mijë lekë dhe e shkarkojnë nga puna
DELVINË– Ekonomistët e spitalit të Delvinës nuk i mbajtën tatimin mbi page, 72 vjeçares mjeke i mbajnë menjëherë 500 mijë lekë nga paga dhe i...
Pipero jep shpresë: Nga fundi i marsit do të kemi një rënie të numrit të infektuarve. Tregon se kur mund t’i vijë fundi
TIRANË-Mjeku Pëllumb Pipero ka folur së fundmi rreth situatës së pandemisë ku ka thënë se nga fundi i mujait mars numri i infeksioneve me Covid-19 mund të ...
“Koronavirusi do studiohet gjatë. Brenda Evropës dhe Azisë janë pamje të ndryshme”/ Ulqinaku: Vaksina është absolutis
TIRANË– Zëvendës drejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku, ka thënë se edhe pasi të ketë përfunduar koronavirusi do të studiohet gjatë.I ftuar në emisioni...
“Benzi” përplas këmbësorin në aksin Fier-Patos, dërgohet me urgjencë në spital
FIER– Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Fier-Patos.Policia bën me dije se një 33 vjeçar, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ...
Punimët në Shkodër shkaktojnë panik te banorët: Kanë dëmtuar linjën elektrike, njerëzit ka rrezik t’i zërë korrenti
SHKODËR-Punimet që po kryhen në zonën e njohur si Unaza Lindore në qytetin e Shkodrës kanë shkaktuar panik banorët.“Linjën elektrike e kanë prishur dhe e m...
“Më mirë të vdesësh nga Zoti, se nga kinezët”, pacienti i i shtruar në Sanatorium rrëfen betejën me COVID-19
TIRANË– Një i moshuar i shtruar në spitalin COVID-2 në Tiranë fajëson kinezët për virusin.Duke folur për ABC, ai tregoi tmerrin, por tha se nuk ka pa...
Atentati në Kamëz, Cukali dyshohet të jetë porositësi, si u vendos eksplozivi në makinën e biznesmenit, identifikohen bas
TIRANË– Dosja.al ka mësuar se dy bashkëpunëtorët e Gjergj Cukali që u arrestuan ditën e sotme për atentatin me eksploziv ndaj Gjon Memës dy javë më p...