Aktualitet

Nuk ka shtrëngim masash! Komiteti Teknik lë në fuqi masat aktuale, Shqipëria mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të

25 Shkurt 2021, 06:09 Nga DOSJA
Nuk ka shtrëngim masash! Komiteti Teknik lë në fuqi masat

TIRANË– Shqipëria do të vijojë të mbyllet në orën 20:00 edhe për dy javë të tjera. Në daljen për mediat, Komiteti Teknik i Ekspertëve, bëri me dije se nga sot, për dy javë të tjera, nga ora 20:00-06:00, nuk lejohet të lëvizë asnjë qytetar pa leje të posaçme, apo pa një arsye të domosdoshme. Edhe bizneset si lokale, bar kafe dhe restorante, do të vijojnë të jenë të mbyllura dy javët në vijim në këtë fashë orare.

Mësimi për shkollat e mesme të zonave të kuqe, do të vijojë të mbetet online. Konkretisht, nxënësit e shkollave të mesme në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, që cilësohen zona me përhapje të lartë të koronavirusit do ta vazhdojnë mësimin online.


Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se dy javët e fundit është vënë re një tendencë e uljes së rasteve të reja me Covid-19. E pranishmë në daljen e Komitetit Teknik për prezantimin e masave të reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19, Fico u bëri apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e thjeshtë që janë vendosur. Ajo shtoi gjithashtu se vijon të ketë një rritje të moshave të reja, të cilat preen nga Covid-19. Sipas Ficos, nisja e vaksinimit nuk është diçka që duhet të na vetëkënaqë. Drejtoresha e ISHP-së e cilësoi një fillimi rrugëtimi për të parë dritën në fundin e tunelit, por që duhet të zbatohen masat rregullisht.

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli deklaroi se në pavionet e pediatrisë ka një përmirësim të lehtë përsa u përket fëmijëve të infektuar. Rakacolli tha se gjithsesi vijon të ketë fëmijë me Covid-19 që shfaqin simptoma të rënda. E pyetur për urbanet dhe mbingarkesën e tyre me qytetarë, ajo u shpreh se askush nuk detyron askënd që të hipë aty. Sipas Rakacollit, kontrollet vijojnë por janë qytetarët ata që duhet të mendojnë për vetën dhe për familjarët e tyre. Kryetarja e Komitetit Teknik të ekspertëve Mira Rakacolli u shpreh e prerë se asnjë nga masat e marra prej tyre nuk ka lidhje me afrimin e zgjedhjeve. E pyetur për mos mbylljen totale të vendit, si shumë shtete të Europës, Rakacolli tha se kjo gjë nuk sjell ndonjë përmirësim të dukshëm, por që gjithçka matet me indikatorët tregues të situatës. Edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj shtoi të njëjtën gjë.

Komiteti Teknik i Ekpsertëve preku ditën e sotme gjatë mbledhjes së zhvilluar edhe dërgimin e mostrave për variantet e reja për ekzaminim në Angli. Rakacolli u shpreh se kanë komunikimi të përditshëm për përgjigjet ndërsa Fico tha se është proces që kërkon kohë e se me firmën apo pa firmën e Anglisë kanë dyshimet e tyre për variantet e reja. Vetëm në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 1021 të infektuar, një prej shifrave më të larta në vend. Ndërsa 19 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID, duke e çuar totalin në 1715 viktima.

Në fuqi mbeten masat:

Kufizohet lëvizja nga ora 20:00-6:00 me përjashtim të emergjencave dhe lëvizjeve për punë;

Aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të ndalohet nga ora 20:00-06:00;

Kalojnë në mësim online shkollat e mesme në bashkitë Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz;

Zgjatet sezoni i provimeve për universitetet për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor;

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirus në shqipëri mbyllja e dyte ne shqiperi ora policore ne tirane koronavirus në shqipëri mbyllja e dyte ne shqiperi ora policore ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2021, 21:37

TIRANË– Zëvendës drejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ka folur rreth situatës së vaksinimit në vendin tonë.I ftuar në “Real Story”, në “News 24”, Ulqi...