Aktualitet

Arrihet koalicioni i PD me 13 partitë, Basha: Sot siguruam fitoren e Shqipërisë

24 Shkurt 2021, 23:07 Nga DOSJA
Arrihet koalicioni i PD me 13 partitë, Basha: Sot siguruam fitoren e

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas finalizimit të  koalicionit “Aleanca për Ndryshim” të PD me 13 aleatët e saj.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha e ka cilësuar ditën e sotme si fitore të Shqipërisë. 

“Për 8 vjet Rama e ka lënë Shqipërinë vendnumëro dhe ka dështuar në çdo drejtim. Vende si yni ndërkaq kanë qenë shumë më të suksesshëm se ne. Shqipëria ka humbur për shkak të Ramës. Rama, që nuk ka arritur as edhe një sukses për 8 vjet, nuk mund të kërkojë edhe 4 vjet të tjerë që ta provojë. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Sot siguruam fitoren e Shqipërisë.Ne kemi plane serioze pune për ta çuar Shqipërinë drejt fitores.Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton!”, shkruan Basha.

Regjistrohet në KQZ koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim.  “Aleanca për ndryshim” është koalicioni i i krijuar nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, që do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2021, 21:37

TIRANË– Zëvendës drejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ka folur rreth situatës së vaksinimit në vendin tonë.I ftuar në “Real Story”, në “News 24”, Ulqi...

Aktualitet 24 Shkurt 2021, 20:10

TIRANË-Historiani dhe akademiku austriak, Oliver Jens Schmitt, i ftuar në një lidhje   direkte nga Viena, për ‘A Show’ me gazetarin Adi Krasta, ka folur në...